
Çfarë i tha Lefter Koka prokurorit që e mori në pyetje për Inceneratorin? Ish-ministri i Drejtësisë zbardh fjalët
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka rrëfyer detaje nga marrja në pyetje e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, person nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Për “Top Story”, Manjani tha se prokuroria ka bërë arrestimin dhe nuk ka pasur asnjë interes për të zbuluar të vërtetën. Sakaq, gazetarja Anila Hoxha ngreh shqetësimin se në këtë rast kemi të bëjmë me një gjysmë hetim.
Pjesë nga debati:
Manjani: Sipas ligjit duhet të flasë edhe Prokurori. Prokurori e ka pyetur shumë vonë, një herë të vetme dhe nuk ka treguar interes për të zbuluar të vërtetën.
Duma: Kur e ka pyetur?
Manjani: Pas arrestimit. Asgjë për arrestimin, i arrestuan dhe pastaj kur të kujtohen nganjëherë për të bërë ndonjë seancë pyetjesh. Tani me kë do të flasë ky? Jam dakord unë që të flasë, por me kë? Të vijë dhe të flas në media? Të vij në Top Channel? Është në burg, nuk vjen këtu ai. Në burg duhet të flasë me prokurorin. Një prokuror që do të hetojë, një prokuror që do të zbulojë të vërtetën e kësaj gjëje duhet të ketë disa të penduar aty, që të kuptohet çfarë ka ndodhur mbrapa.
Hoxha: Ne kemi një postulat në gazetari: “E vërteta e thënë gjysmë nuk është e vërtetë”. E njëjta gjë edhe për hetimin. Hetimi i bërë gjysmë nuk është hetim. Pra një hetim që ka nisur sikurse thotë prokurori, nga bashkia dhe nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj bashkisë, vazhdon më tej me veprime bazuar në e-maile për punonjës që tregojnë se si kanë tërhequr shuma dhe kanë shkuar më pas te të dyshuarit, dhe nuk vërteton dot si është skema e pastrimit të parave, apo si është skema e korrupsionit… nuk është hetim.




Merret VENDIMI! Shfuqizohet Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve
Historia e plotë >


Jep dorëheqjen Jorida Tabaku si nënkryetare e Partisë Demokratike
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet

Vangjush Dako mbërrin me furgon në GJKKO, sot njihet me masën e sigurisë
Historia e plotë >


