Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Çfarë deklaronte Agron Shehaj para se të bëhej rivali Bashës për kreun e PD?

Çfarë deklaronte Agron Shehaj para se të bëhej rivali

Politikani dhe biznesmeni Agron Shehaj shpalli kandidaturën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Pak orë para mbylljes së afatit zyrtar të pranimit të kërkesave, Shehaj lajmëroi se ai do të jetë në garë.

“Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurrimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur”, shkruan Shehaj ndër të tjera.

Shehaj shihet si një nga figurat e reja në PD e që gëzonte mbështetje në radhët e demokratëve si një zë i moderuar dhe pa i përlyer. Në zgjedhjet e fundit ai mori mbi 13 mijë vota preferenciale në Tiranë të mbledhura kryesisht në bastionin e së majtës. Lulzim Basha si lideri i PD-së mori diçka më shumë se 3 mijë vota më shumë se Shehaj.

Por Shehaj është një nga politikanët e rinj që u promovua pikërisht nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Para zgjedhjeve të 25 prillit Agron Shehaj deklaronte se unë mbështes pa asnjë rezervë Lulzim Bashën dhe se ishte i bindur se PD do të vinte në pushtet nën drejtimin e tij.

“Me Lulzim Bashën kryeministër do të ndërmerret një transformim i thellë i ekonomisë për të kthyer lirinë e tregut, konkurrencën e ndershme dhe mundësitë e sipërmarrjes në Shqipëri. Nga ana personale, unë jam në politikë falë Lulzim Bashës, i cili më hapi dyert e Partisë Demokratike dhe më mundësoi të bëhesha deputet pa pasur asnjë kontribut të mëparshëm në politikë”, do të deklaronte Shehaj.

Duket se ngjarjet e fundit si shpallja “Non Grata” e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha e kanë bërë që Agron Shehaj të vendosë për t’u përballur në garë me Lulzim Bashën. Nuk dihet ende nëse Berisha ja ka dhënë “OK” Shehajt, siç ja dha Bashës kur kandidonte përballë Sokol Olldashit. Por, lëvizja e fundit lë të mendosh se ka diçka ose si thotë populli “ku ka zë nuk është pa gjë”. Vetë Berisha në konferencën e fundit për shtyp dha sinjale që mes tij dhe Bashës ka pasur një krisje, e kjo vjen mbase dhe për qëndrimet e mbajtura së fundmi nga ana e kryedemokratit.

Shehaj e mbyll postimin për kandidimin për kreun e PD-së me këtë mesazh të fortë: “Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore