Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Falsifikatori serial Arben Reli korrupton kryeinspektorin e IKMT-së, i blen gaz te "Korça Gas" ku ai është aksioner!

Falsifikatori serial Arben Reli korrupton kryeinspektorin e IKMT-së, i blen

Një nga drejtorët rajonalë të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është korruptuar nga një biznesmen, i cili është vënë nën akuzë për ndërtim pa leje.

Skandali ka ndodhur në Korçë, ku kreu i IKMT-së së këtij rrethi, Enver Shahinasi, ka favorizuar dukshëm biznesmenin Arben Reli, duke mos i prishur ndërtimet pa leje.

Por, skandali thellohet më tej, pasi mes Shahinasit dhe Relit ka një marrëdhënie biznesi, duke e kthyer në një konflikt të pastër interesi. Apo më saktë, në një marrëdhënie kriminale. Pra, nga njëra anë falsifikatori serial Arben Reli ndërton pa leje dhe nga ana tjetër është Enver Shahinasi, duke i mbrojtur krahët në institucionet shtetërore.

Sipas dokumenteve zyrtare, bashkëshortja e z.Shahinasi është aksionere e firmës "Korça Gas", me 25 % të aksioneve.

Falsifikatori serial Arben Reli korrupton kryeinspektorin e IKMT-së, i blen

(Ekstrakti i QKB-së)

Dokument: Sipas ekstraktit të QKB-së, zonja Pranvera Shahinasi ka 20 % të aksioneve të firma Korça Gas

Në dokumentet e siguruar, zonja Pranvera Shahinasi ka 25 % të aksioneve te firma "Korça Gas", e cila ndodhet në rrugën Korccë-Drenovë. Firma operon prej vitesh në treg, ndërkohë që kohët e fundit u dyshua se ishte shkaktarja e një ngjarje të ndodhur në fshatin Voskopojë.

Por, media investigoi veprimtarinë e këtij subjekti, ku u gjetën disa shkelje, pasi në të njëjtin vend tregtohej si gaz ashtu edhe oksigjen. Më pas veproi ISHTI, i cili e gjobiti. Por, pavarësisht kësaj gjobe, ajo që e rëndon më shumë situatën janë aksionerët, ose më saktë njëri prej aksionerëve.

Në ekstrakt duket mjaft qartë se aksione ka familja Shahinasi? Por, kush fshihet pas kësaj familje? Në letra shkruhet se aksionere është Pranvera, por "de facto" është bashkëshorti i saj, Enver Shahinasi, aktual në një post kyç në Korccë, kryeinspektor i IKMT-së. Dhe këtu fillon korruptimi apo edhe konflikti i pastër i interesit.

Më herët gazeta "Shqip" ka raportuar se një biznesmen në Korçë, Arben Reli, i cili njihet si falsifikator serial, ka ndërtuar mijëra metra katrorë. Dhe, kush duhet të ndërhynte? Natyrisht IKMT! Ose më saktë, kryeinspektori Enver Shahinasi, i cili duhet të njoftonte eprorët e tij në Tiranë. Por, jo vetëm që Enver Shahinasi nuk e ka kryer detyrën, por firma "Korça Gas", ka bërë biznes me Arben Relin

Në shkrimet e mëparshme e bëra në media, është faktuar se Arben Reli është kallëzuar dhe dënuar për ndërtime pa leje në Korçë. Madje, ndaj Relit ka pasur ankesa të vazhdueshme në IMT apo edhe IKMT. Por, këta të fundit, si organi qendror apo zyra në Korçë nuk ka vepruar në asnjë moment edhe pse ka qenë në dijeni të këtyre paligjshmërive, duke ngritur pretendime për ngarkesën në punë apo mos plotësim me organike.

Pra, IKMT nuk ka vepruar, duke lënë të kuptohet se qartësisht e kanë përkrahur dhe miratuar këtë procedurë të paligjshme.

Por, siç e shkruam më sipër, bashkëshortja e z.Shahinasi është aksionere te shoqëria “Korça Gas”, me numër nipti K63813001E. Por, për ccudi, ky subjekt, "Korça Gas" ka furnizuar dhe shitur gas te Arben Reli!

Madje, faturat mund të vërtetohen lehtësisht edhe në sistemin e tatimeve nga këto dy subjekte, pra nga “Korça Gas” Sh.a. dhe “Montrelux” Sh.p.k , si dhe me anë të pagesave bankare të vlerave që kanë kaluar në emër të subjektit “Korça Gas” Sh.a.

Pra, pas "bandës" në gjyqësor, Arben Reli po krijon një tjetër në institucione shtetërore, ato të cilat duhet të vepronin me kohë. Dhe, këto fakte po dalin në dritë në kohën kur Reli është dënuar për ndërtim pa leje. Madje, përsëritës, ashtu si edhe për falsifikimin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore