Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Skandali i radhës! Karta të huaja SIM janë kapur në aeroportin e Rinasit, përse do shiteshin në vendin tonë?

Skandali i radhës! Karta të huaja SIM janë kapur në

Mijëra karta SIM, që dyshohet se origjinën e kishin nga Britania e Madhe janë kapur nga policia në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja Anila Hoxha zbuloi këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” se policia shkencore ka në dorë çështjen për 3991 karta të huaja, që kanë hyrë në vendin tonë.

Në aeroportin e Rinasit janë njoftuar për 3991 karta SIM nga Britania e Madhe kanë mbërritur në Rinas. Pakoja është tërhequr nga një shtetas shqiptar. Kur është marrë në pyetje e ka mohuar kategorikisht që i përkisnin atij.

Policia shkencore ka konfirmuar se ka zbuluar se ai komunikon edhe me shtetas të huaj në Francë, edhe shqiptarë, që i ka vënë në dijeni se i kanë ardhur kartat.

Por përse shiten kartat e huaja në Shqipëri?

Hoxha shpjegon se një nga mënyrat se pse mund të shiten në tregun e zi, përveç mashtrimit kompjuterik, është të komunikojnë me numër telefoni të huaj që të mos përgjohen. Më herët, është përdorur për këtë arsye nga persona të botës së krimit.

Në Shqipëri, sepse kjo është mënyrë e mirë për të mos u gjurmuar, thotë gazetarja, që shton se pritet që policia ta referojë çështjen për mashtrim kompjuterik në Prokurori. Çështja tani është në dorë të policisë shkencore në Tiranë.

Ndërsa një ditë më parë, gazetari Muhamed Veliu, ka identifikuar një faqe në internet e cila disponon një database me 3 milion numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i  përket numri telefonit.

Kjo nuk është lista e vetme me numra telefoni që qarkullon në rrjet. Skandali nisi me publikimin e listës së patronazhistëve pjesë e të cilës ishin edhe numrat e celularit të këtyre personave të përfshirë në listë, për të vijuar me bërjen publike të databazës së pagave së bashku me numrat e telefonit dhe targave të automjeteve që shkaktoi një konflikt social.

Ekspozimi i këtyre të dhënave sensitive dëshmon nevojën për forcimin e sigurisë kibernetike në një kohë kur ruajtja e të dhënave personale po kthehet në një sfidë të madhe./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore