Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Eurobondi 700 mln eurosh, borxh për të larë borxhin?

Eurobondi 700 mln eurosh, borxh për të larë borxhin?

Qeveria njoftoi se maksimumi në fillim të muajit nëntor do të emëtojë një eurobond me vlerë nga 500 deri në 700 milionë euro, ndërkohë që vetëm një vit më parë një shifër e ngjashme u mor borxh po përmes këtij mekanizmi.

Vetëm në janar të këtij viti, ministrja e Financave në atë kohë, Anila Denaj deklaroi se qeveria planifikonte që të hynte në tregjet ndërkombëtare financiare përmes emëtimit të një eurobondi në vitin 2022. Planifikimi, siç mëson gazeta Shqip, ishte për në muajt e pranverës së vitit 2022, me shpresën se do të gjenin norma favorizuese kreditimi, si ai i eurobondit 650 milionë eurosh i marrë në qershor të 2020.

Por, gjashtë muaj pas kësaj deklarate të Denajt dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ministria e Financave, që drejtohej ende nga Denaj njoftoi se kishte nisur konsultimet për emëtimin e një eurobondi të ri, pa dhënë afate kohore. Afatet u afruan nxitur ndoshta edhe nga kriza energjitike dhe rritja e çmimeve të saj në tregjet ndërkombëtare.

Por çfarë janë Eurobondet? Asgjë më shumë se instrumenta më të thjeshta që përdoren nga kompanitë dhe shtetet për të siguruar likuiditet në valuta të huaja përmes borxhit, në këtë rast euro ose dollarë. Eurobondi 650 milionë eurosh, që Shqipëria e mori me normë interesi të favorshme 3.5 për qind dhe afat maturimi 5 deri në 7 vite u përdor për shlyerjen e një eurobondi të marrë në 2018 me shumën prej 450 milionë eurosh dhe pjesa e mbetur për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia.

Për shlyerjen e eurobondit të 2018-s u përdorën 250 milionë euro. Kjo do të thotë se 400 milionë euro mbeti shuma për t’u përdorur për përballimin e pandemisë dhe për t’u përdorur në buxhet.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha në përfundim të mbledhjes së të mërkurës së qeverisë, ku u miratua projektligji për daljen në tregjet ndërkombëtare financiare se shuma e kërkuar përmes Eurobondit të ri do të jetë nga 500 deri në 700 milionë euro.

Ajo tha se paratë e siguruara nga ky Eurobond do të përdoren për mbështetje buxhetori për këtë vit dhe vitin e ardhshëm në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, pa përmendur por edhe pa e përjashtuar mundësinë që ky borxh i ri të merret për të shlyer një borxh më të vjetër.

Eurobondet janë një mekanizëm që u mundëson qeverive, apo korporatave të mëdha që të shlyejnë borxhe të vjetra duke shmangur burokracitë e kredive tradicionale, që mund të ofrohen nga fonde, banka apo institucione të tjera financiare.

Ato merren në valutë dhe duke qenë se Shqipëria ka pjesë të konsiderueshme të borxhit të saj në monedhë të huaj, nuk është çudi që ky eurobond të përdoret për të shlyer borxhet e vjetra, duke filluar që me eurobondin e vitit të kaluar, megjithëse atij i kanë mbetur edhe gjashtë vite maturim.

Një pjesë e këtij borxhi të mundshëm mund të përdoret edhe për të përballuar krizën energjitike, që qeveria ka vlerësuar se do të duhen rreth 200 milionë euro për të shmangur rritjen e çmimit për familjarët dhe biznesin e vogël.

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj e përsëriti këtë të mërkurë se nuk do të ketë rritje çmimesh për këtë kategori, ndaj zgjidhja duket se do të jetë eurobondi në fjalë.

Por a është ky momenti më i përshtatshmë për të dalë në tregjet ndërkombëtare financiare? Përgjigja është jo! Kriza energjitike dhe politikat monetare shtrënguese të ndërmarra nga bankat qendrore në vendet e Perëndimit kanë rritur kërkesën për financim nga instrumente jashtë sistemeve bankare, e bashkë me të edhe normat e interesit.

Megjithatë, një situatë e pafavorshme dukej edhe vitin e kaluar në tregjet ndërkombëtare, kur Shqipëria siguroi eurobondin 650 milionë eurosh me 3,5 për qind, norma më e ulët historike nga tre eurobondet e mëparshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore