Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Krimet MAKABËR ndaj fëmijëve/ Nga pedofili Ardian Prrenjasi, te XHAXHAI që i preu kokën nipit

Krimet MAKABËR ndaj fëmijëve/ Nga pedofili Ardian Prrenjasi, te

Një 38-vjeçar rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë. Trupi i pajetë i 8-vjeçarit, Mateo Vasiu u gjet i mbuluar me baltë, e ndërsa ka dy goditje pas koke. Autori, Klodian Çalamani është arrestuar dhe ka pranuar krimin në policinë. Viktima ishte nipi i shokut  të Klodian Çalamanit.

Autori në 2006 së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër.

Por kjo s’i ka ndaluar ata që ta rrëmbejnë vajzën për disa minuta duke e kërcënuar se do shëmtonin në pjesë të ndryshme të trupit. Për ngjarjen ata u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim. Liria e 38 vjeçarit i ka kushtuar jetën një 8-vjeçarit, raste të ngjashme të rrëmbimit dhe vrasjeve të fëmijëve. 

Pedofili vrasës Ardian Prrenjasi, rrëmbeu në Laprakë 10 vjeçarin

Mars, 2013- Ardian Përrenjasi njihet si pedofili vrasës. Ai u kap në 2013 pasi kishte rrëmbyer dhe abuzuar me një fëmijë 10 vjeçar në zonën e Laprakës në Tiranë. Ai pranoi të ishte autori i rrëmbimit edhe të fëmijës Julian Cela, të cilin pranoi se e ka vrarë.  Vetë Prrenjasi rindërtoi skenën e rrëmbimit dhe të vrasjes së 11 vjeçarit Julian Cela. Ai tregoi se ka mundur ta fusë në shtëpinë e tij, në Laprakë, një lagje në periferi të Tiranës, ku më pas e ka vrarë duke e mbytur pasi fëmija kishte nisur të bërtiste. Trupin e tij të mbështjellë me batanije e kishte hedhur më pas në një kosh me plehra, ndërsa tha se kishte shkuar të nesërmen në vendgrumbullimin e mbeturinave të kryeqytetit për të verifikuar nëse trupi i fëmijës gjendej apo jo aty.

Vrasja makabre në Palasë, 31 vjeçari u kap me kokën e nipit në dorë

17 gusht 2016– Jorgo Zani, një person me probleme të shëndetit mendor në Palasë të Himarës vrau dhe masakroi një fëmijë 12 vjeçar, të cilin e kishte kushëri. Vogëlushi kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet. Zani pak pas krimit ndërroi jetë në spitalin e burgut në Fushë-Krujë ku kreu vetëvrasje. Autori u kap me kokën e nipit të dorë. Drejtori i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi, u shpreh atëherë se 30 vjeçari, ka qenë i shtruar në Spitalin Psikiatrik në vitin 2015, i përcaktuar me diagnozën “çrregullime të theksuara të personalitetit”, si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.

6 dhjetor 2016- Naum Toshi mbyti me një tel fëmijët e tij të moshës 7 dhe 4 vjeç dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur në katin e dytë të banesës ku ai jetonte. 41-vjeçari jetonte prej pak kohësh i vetëm pasi bashkëshortja e tij 24-vjeçarja Marsela Toshi ishte larguar nga banesa, pas konflikteve të shpeshta në çift. Mësohet se 24-vjeçarja punonte në një lokal nate në qytetin e Korçës dhe pikërisht ky ishte edhe shkaku i konflikteve mes tyre./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore