Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Krimet e pazbardhura/ Alibia e vrasësve dhe makinat që përdoren në atentate

Krimet e pazbardhura/ Alibia e vrasësve dhe makinat që përdoren

Atentati me eksploziv i pak javëve më parë në Tiranë ndaj Preng Gjinit ende nuk është zbardhur. Personi që u identifikua si autor i dyshuar sipas Policisë nga kamerat e sigurisë nuk u arrestua. Ai u mor vetëm në pyetje dhe sipas burimeve të Policisë kishte një alibi të fortë. Sipas tij, në kohën e kryerjes së krimit ka qenë duke udhëtuar nga Tirana për në Maqedoni. 

Ky është vetëm një rast. Në fakt në statistikat e Policisë, ka shumë krime të pazbardhura, e ku mungesa e provave e shoqëruar edhe me alibitë e të dyshuarve si vrasës ka bërë që dosjet të mbeten pa autorë.

Ekspertët e Policisë thonë se kur mungojnë provat filmike, gjurmët e gishtave, apo dëshmitarë që kanë të dhëna fizike për autorin, apo autorët e dyshuar të një krimi sidomos me shpërthim eksplozivi thuajse është e pamundur zbardhja.

Ekspertët shtojnë se madje, në rastet kur shënjestra nuk ka konflikt të njohur publikisht, zbardhja e krimit vështirësohet edhe më shumë, e aq më tepër kur autorët janë të paguar. Por, kështu ndodh edhe në rastet e makinave që përdoren në atentate.

Gjashtë makina të vjedhura janë regjistruar brenda 48 orëve në Fier dhe në Lushnjë, ndërsa disa targa të vjedhura u kallëzuan në qytetin e Durrësit. Një teknikë e përdorur nga grupet kriminale për ngjarje të rënda, ndërsa deri më tani policia nuk ka identifikuar asnjë prej vjedhjeve.

Makinat e vjedhura rezultojnë të llojit “Benz Mercedes”. Kjo lloj makine e cila përdoret më së shumti në ngjarje kriminale, por edhe që vidhet më lehtësisht ka ngritur në këmbë strukturat e policisë kriminale, por deri më tani vetëm 1 prej tyre është gjetur e braktisur në Divjakë, pasi nuk kishin mundur ta transportonin më tej.

Makinat, sipas policisë janë të vit prodhimeve të ndryshme, ndërsa teknika që përdoret për modelet më të reja është ajo e shtyrjes së tyre. Policia dyshon se grabitësit përdorin mjete të tjera dhe shtyjnë makinat deri në një destinacion të caktuar.

Nga ana tjetër raportime të vjedhjes së targave janë konstatuar në qytetin e Durrësit, ndërsa kjo është një lëvizje e kriminelëve për të humbur gjurmët pas vjedhjes së makinave në një qytet dhe vendosjes së targave të një qyteti tjetër. Pothuajse në të gjitha ngjarjet kriminale të fundit automjetet e vjedhura i përkasin një tjetër qyteti ndërsa targat nga qytete të tjera.

Jo vetëm kaq. Strategjia e autorëve shkon më tej, çka do të thotë se atentatet mafioze në Shqipëri mund të ndryshojnë nga mënyra e ekzekutimit, por kanë të përbashkët djegien e makinave. Pothuajse të gjitha lënë pas viktimën dhe një makinë të djegur që në shumicën e rasteve rezulton e vjedhur, ose targat janë të vjedhura.

I vetmi gabim deri tani rezulton ai ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Autorët thjesht e braktisën makinën dhe nuk arritën dot ta djegin dhe përfundimi ishte se një person u arrestua që në ditët e para të hetimit, e më pas u identifikua edhe një tjetër që ka pasur rolin e bashkëpunëtorit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore