Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Ervis Martinaj gjatë fushatës elektorale dhuroi 1400 kompjutera, ja për cilën parti”/ Gazetari i njohur: Të trajtohet si krim i organizuar

"Ervis Martinaj gjatë fushatës elektorale dhuroi 1400 kompjutera,

Është diskutuar ditën e sotme në emsionin ‘Shqipëria Live’ mbi fatin e Ervis Martinaj, teksa për të folur mbi këtë temë ka qenë një panel i gjithë ekspertësh.

Në fjalën e tij gazetari Poli Hoxha është shprehur se nëse nuk ka një trup të gjendur, rrjedhimisht nuk ka një krim dhe nuk ka as autorë,teksa shton se Martinaj nuk është një nga ato pëersonazhe që ka bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, madje me gjithë informacionet që kishte mund të shantazhonte shtetin.

Ndër të tjera në fjalën e tij, Hoxha është shprehur se e gjithe kjo ngjarje duhet të trajtohet si krim i organizuar dhe se në fushatën e fundit elektorale të bërë nga Partia Socialiste, Ervis Martinaj në një zonë elektorale ka dhuruar plotë 1400 kompjutera.

“ Është pista e vrasjes dhe rrëmbimit por dhe pista e inskenimit drejtë një vendi të Amerikes Latine dhe për këtë mbaj përgjegjësi. Ky është kthyer në një operacion mediatik. Inskenimi është gjëja më logjike. Martinaj gëzonte një pasuri të madhe fal biznesit të ligjshëm dhe të jashtë ligjshëm. Martinaj kontrollonte ligjërisht disa nga kompanit më të mëdha të basteve kur ishte e ligjshme por dhe ne mënyrë ilegale i ka kontrolluar. Vetëm nga makinetat fitonte deri në 100 mijë euro në ditë.

S’ka trup, nuk ka krim, nuk ka autor. Ky është një lojë e madhe për të dy krahët dhe për ata që mendojnë se është vrarë dhe për ata që mendojnë se është gjallë.

Ervis Martinaj nuk ishte nga ato figuara që të bashkëpunonte me policinë, madje ai mund ta shantazhonte shtetin me ato që dinte.

Vis martinaj ka dhuruar për një zonë elektroale të majtë 1 400 kompjutera gjatë fushtës, unë ngul këmbe të trajtohet si krim i organizuar.”- tha Poli Hoxha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore