Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të financojë operimin e dy fëmijëve

Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr

Pasi “Fundjavë Ndryshe” publikoi rastin e dy fëmijëve të sëmurë në rrezik për jetën dhe u bëri thirrje shqiptarëve të kontribuonin për operimet e tyre, Top Channel ka marrë përsipër financimin e Enesit dhe Sonjelës.

Enesi është djali 3-vjeçar i cili vuan nga sindroma gjenetik Grik2. Mes lotësh nëna e tij tregonte se për shkak të sëmundjes, vogëlushi kishte filluar të harronte gjithçka, madje nuk njihte as nënën e as familjarët. Këta të fundit nuk ishin në gjendje të paguanin operimin e tij me vlerën 12,000 euro.

Një vlerë të kushtueshme plot 22,000 euro kishte edhe operimi i Sonjelës që ka një sëmundje kockash, e që si pasojë e ka të pamundur qëndrimin në këmbë.

“Unë asnjëherë nuk e kam parë Sonjelën të eci në këmbë, do doja shumë ta shikoja, do doja të lozte dhe ajo si shoqet e saj. Soni rri vetëm shtrirë sepse nuk mundet të qëndrojë as ulur. Më përpara qëndronte, ngrihej sa për nevojat e saj. Nuk mundem t’i duroj të qarat e Sonit sepse nuk mundem të bëj asgjë për ta ndihmuar. Ajo ndihet keq kur del në ballkon dhe sheh shoqet duke luajtur. Dua ta shoh duke ecur, duke ngrënë vetë ushqimin e saj, është shumë e vështirë ta shikoj si motër në këtë gjendje. Ngaqë jam motra e saj e madhe e ndjej veten si të pavlerë në sytë e saj,” thotë motra e saj.

Sëmundja e Sonjelës ka agravuar deri në 95% dhe jeta e saj ishte në rrezik. Falë marrjes përsipër nga Top Channel, dy fëmijët do kenë mundësi të operohen. I urojmë dy fëmijëve shëndet të plotë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FUNDJAVE? NDRYSHE ® (@fundjavendryshe)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FUNDJAVE? NDRYSHE ® (@fundjavendryshe)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FUNDJAVE? NDRYSHE ® (@fundjavendryshe)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore