Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

EMRI/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që qëlloi partneren marokene dhe më pas vrau veten (Foto)

EMRI/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që qëlloi

Oltjon Sallaku është 21-vjeçari shqiptar i cili ditën e djeshme qëlloi partneren e tij me armë dhe më pas vrau veten.

Mediat italiane kanë zbuluar se Lamia Elamri është 18-vjeçarja marokene e cila mbeti e plagosur nga bashkëshorti i saj shqiptar. 18-vjeçarja ndodhet e shtruar në Poliklinikën e Barit dhe jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes çiftit.

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, gati 2 vjeçe e çiftit ndodhej me gjyshen nga nëna.

Oltjoni punonte si shtrues pllakash në Bari dhe njihej nga të gjithë si një djalë shumë i mirë. Një mik i tij ka treguar se është takuar me Oltjonin pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë dhe madje kishin bërë shaka me njëri-tjetrin. Por në lidhje me atë që ka ndodhur në shtëpinë e të rinjve ka shumë pikëpyetje pasi ende nuk dihet se përse shqiptari mbante armë me vete.

Marrja në pyetje e 18-vjeçares së plagosur do të hedhë dritë mbi shkakun që e çoi shqiptarin drejt një akti të tillë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore