Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

EMRAT/ Jo vetëm Trump e Biden: Nesër garojnë 56 të tjerë për President të SHBA

EMRAT/ Jo vetëm Trump e Biden: Nesër garojnë 56 të

Megjithëse gara nesër është ndërmjet Donald Trump-it dhe Joe Bidenit, që janë realisht njerëzit potencial që mund të fitojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, në listë janë edhe 56 kandidatë të tjerë; jo të gjithë garojnë në çdo shtet por në disa prej tyre.

Natyrisht që vota që marrin ata ndikojnë në shtetet ku diferenca mes kandidatëve është mjaft e ngushtë. Një pjesë e tyre janë edhe lojtarë të mëdhenjve për të hequr vota nga pjesa e kundërshtarit. Kështu bashëshorti i Kim Kardiashian, Keny West, është akuzuar nga një pjesë e komunitetit afro-amerikan se synon t’i heqë votat Joe Biden, kryesisht në North Carolina që është shtet kyç apo Michigan.

Muzikanti kontravers njoftoi kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në Twitter në 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë Amerikane. Megjithatë, ai plotësoi kriteret për t’u paraqitur në fletëvotim në vetëm 12 nga 50 shtetet, kështu që matematikisht nuk ka asnjë shans që ai të bëhet president.

Partia Libertariane, e cila mbetet shumë prapa “peshave të rënda” Demokratike dhe Republikane, është forca e tretë politike në vend.

EMRAT/ Jo vetëm Trump e Biden: Nesër garojnë 56 të

Mbrojtësit e lirive personale, tregtia e lirë dhe legjislacioni minimal janë të vetmit palë e tretë që paraqiten në fletëvotimet në të 50 shtetet.

Ish-Guvernatori i New Mexico-s, Gary Johnson fitoi 4.5 milion vota në 2016 si një kandidat libertarian, ose më shumë se 3 përqind të “votave popullore”, duke thyer rekordin e partisë.

Kandidati i këtij viti është Jo Jorgensen, një profesor 63-vjeçar i Psikologjisë i cili, sipas sondazheve të opinionit, mund të fitojë deri në 4 përqind të votave.

Kandidati i Partisë së Gjelbër, Jill Stein fitoi vetëm 1 përqind të votave katër vjet më parë. Shumë besojnë se Stein kontribuoi në humbjen e Hillary Clinton, duke fituar vota në shtetet kryesore ku Donald Trump fitoi ngushtë, të tilla si Pensilvania, Michigan APO Wisconsini.

EMRAT/ Jo vetëm Trump e Biden: Nesër garojnë 56 të

Kandidati i të gjelbërve kësaj here është Howie Hawkins nga California, një kandidat i majtë.Ai ka lëshuar New Green Plan, i cili tani është përqafuar nga krahu progresiv i Partisë Demokratike.

Colorado dhe Vermont janë shtetet federale me numrin më të madh të kandidatëve presidencialë në votim, 21 prej tyre. Disa janë të lidhur me parti të tilla si Partia për Socializmin dhe Çlirimin, Partinë Aleate ose Partinë Kushtetuese, kandidati i të cilës Don Blankenship kaloi një vit pas hekurave pas një shpërthimi fatal në një minierë qymyri në pronësi të firmës së tij.

EMRAT/ Jo vetëm Trump e Biden: Nesër garojnë 56 të

Partia Prohibition që kërkon kthimin e ndalimit të alkoolit ka një emër të famshëm në radhët e saj – Phil Collins, por ai nuk ka asnjë lidhje me muzikantin britanik.

Një tjetër “njeri i famshëm” është një kandidat i pavarur në 15 shtete në zgjedhjet e 3 nëntorit – Brock Pierce -i njohur për rolet në filmat “Rosat e Fuqishme” dhe “Fëmija i Parë”.

Kandidatët kryesorë që kandidojnë në 50 shtetet

Donald Trump

Joe Biden

Jo Jorgensen

Howie Hawkins  

Gloria La Riva

Rocky De La Fuente

Don Blankenship

Brock Pierce

Kanye West

Brian Carroll

Jade Simmons

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore