Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

EKZEKUTIMI I FUNDIT/ Si do eliminohej "Oti i Elbasanit", Nuredin Dumanin e shpëtoi...

EKZEKUTIMI I FUNDIT/  Si do eliminohej "Oti i Elbasanit", Nuredin

“Plumbi i artë” i mbetur në shpatullën e Nuredin Dumanit solli në kapjen e më pas edhe zbërthimin e disa prej ngjarjeve më të forta kriminale që kanë tronditur vendin gjatë viteve të fundit. Por si u kap dhe pse?  

Duket se në radhët e “bossave” të botës së krimit, Nuredin Dumani kishte krijuar emër si vrasës me pagesë. Ndaj dhe Suel Çela e kishte kontaktuar për të hequr qafe Elton Kilën, i cili njihej si Oti. Çela i çonte foton e Otit në telefon. Por Dumani ndodhej në Kosovë dhe detyrën e re ia kishte besuar “ushtarit” të tij, Henrik Hoxhaj. Ky i fundit ka kërkuar kudo për të gjeutr shënjestrën por nuk ia ka dalë dhe ka kërkuar ndihmën e “profesionistit”. Por ditën që kanë shkuar për të kapur Otin, para i ka dalë Talo Çela dhe për pak sa nuk i ka marrë jetën. Nuredin Dumani nuk flet për këtë ndodhi, por Riku po, ai tregon me përpikmëri si ka nisur përgatitja për punën, deri tek dhe sesi ka çuar në shtëpi Dumanin e plagosur.

Riku dhe Dumani janë njohur se bashku para 3-4 vitesh, në ditëlindjen e një miku të përbashkët, por nuk janë bërë shokë menjëherë. Mbanin kontakte vetëm kur u duhej njëri-tjetri. Siç edhe ishte rasti i fundit, për të cilin Dumanit i ishin premtuar 70 000 euro. Pas kthimit nga Kosova, Dumani u vendos në Fier, bashkë me të fejuarën e tij. Më datë, 29 mars janë nisur nga Fieri për në Elbasan, me dy mjete të ndryshme. Të ndarë në dy vende të ndryshme në pritje të shënjestrës së tyre, Riku tregon se Dumani e kishte njoftuar me mesazhe se e kishin plagosur, por teksa shkonte tek shoku, Hoxhajn e kishte ndaluar Policia Rrugore. Pasi kishin kryer procedurat e kishin lënë të lirë.

“Unë isha para BMV për të hapur rrugën dhe Nuredini pas meje. Para se të niseshim, Nuredini ka futur në automjetin BMV X5 dy automatikë kallashnikov me fishekë në fole dhe dy pistoleta. Unë kam ndaluar për ti hedhur benzit tim karburant në një karburant që nuk kishte kamera para se te shkosh te Jet Oil në Rrapëz. Kam hedhur 30 mijë lekë naftë ndërsa Nuredini në këtë kohë ka parkuar në rrugë para karburantit tek një xhep rruge. Pasi hodha naftën unë jam nisur për destinacion dhe rreth orës 11.30 kam arritur në Elbasan. Unë vazhdoj për në qytet duke marre unazën dhe jam kthyer tek karburant “F.” ndërsa Nuredini me BMV e tij ka qëndruar tek vendi ku rrinte zakonisht tek kryqëzimi i Cërrikut. Nuredini do të qëndronte aty derisa unë ta njoftoja që kisha në sy personin qe do të vrisnim. Në ikje e sipër kam kaluar para vendit ku shet makina personi qe do vrisnim dhe nuk e kam parë të ishte aty dhe për këtë arsye kam futur makinën time për ta larë tek një lavazho që është përballë me servis “Kadiun” dhe vetë jam ulur në lokal për të pirë një birë. Kam qëndruar tek lokali rreth një orë e gjysmë dhe më pas bëra një xhiro me makinë duke kaluar para pikës së shitjes së makinave të personit që do të vrisnim me qëllim për të parë nëse personi ishte aty por nuk e kam parë personin aty dhe kam vazhduar rrugën për qytet dhe më pas jam kthyer dhe kam shkuar për të ngrënë diçka tek lokali “Eurodriza” tek Rotondo në hyrje të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe unë i thashë Nuredinit se nuk e kisha parë personin që do vrisnim por kam fiksuar një benz të parkuar aty jashtë dhe e kam pyetur Nuredinin nëse personi që ne kërkonim kishte apo jo benz por ai më tha që donte parë ai mjet. Unë e pashë mjetin por nuk fiksova persona dhe kam njoftuar Nuredinin për faktin. Duke parë këtë gjë mosgjetjen e personit që ne kërkonim unë jam ulur për të ngrënë buke tek “Eurodriza” siç thashë ku kam qëndruar për një kohë të gjatë, dhe më pas jam çuar dhe kam ikur me mjetin Benz përsëri tek lavazho te “Kadiu”. Qëndrova tek lavazhi dhe e lava përsëri mjetin nga jashtë për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin. Ai më ka thënë se vazhdonte të qëndronte aty ku e kisha lënë në fillim tek kryqëzimi Cerrikut. Në një moment Nuredini më pyeti me sms duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh. Pas këtij mesazhi unë kam qëndruar edhe rreth 10 minuta dhe jam nisur drejt Nuredinit, vendit ku ai kishte parkuar automjetin. Rrugës për aty më ka ndaluar policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë policët nga Nuredini më ka ardhur sms ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur. Unë nuk kam arritur ta pyes se çfarë ndodhi por kam ecur drejt tij.”

Kështu nis historia sesi Dumani është nxjerrë nga mjeti, e më pas shoku e ka dërguar në apartamentin e tij në lagjen “Apollonia” në Fier, ku i shumëkërkuari nga Policia është bërë keq nga plumbi në shpatull.

“Unë kam konstatuar mjetin BMV X5 me targa AA801 të dëmtuar anash rrugës në krahun e majtë timin me drejtim Elbasan Peqin anash një restoranti. Ndalova tek mjeti duke marrë kthesën dhe kam shkuar direkt paralel me mjetin BMV. Aty kam parë se mjeti BMV i kishte gomat dhe disqet e dëmtuara pashë shishen e benzinës së hapur dhe kam spërkatur pak me të me qëllim djegien e mjetit BMV por nuk kam mundur ta ndez. Gjithashtu kam fiksuar Nuredinin i ulur tek sedilja e parë e pasagjerit të mjetit BMV me këmbën e djathtë të zbritur poshtë dhe po lëvizte me vështirësi por unë e kam kapur nga sqetullat për ta lëvizur pasi kishte dhimbje sepse më tha se ishte plagosur në kurriz. Unë e kam futur Nuredinin në makinën Benz tek sedilja prapa nga ana pasagjerit dhe kur po e fusja në makinë kam parë se ai në xhepin e djathtë kishte një armë zjarri pistoletë model izraelit Boll-5 si dhe në sediljen e parë të pasagjerit ku ai ishte ulur gjendjen pistoleta model TT të cilën unë e kam futur në brezin tim. Unë nuk kam fiksuar brenda mjetit BMV dy automatikët kallashnikov që kishte vendosur tek makina BMË Nuredini para se të niseshim. Mora TT e futa në brez, mora dhe armën Izraelite e lashë në makinë. Pasi hipa Nuredinin në makinë me shpejtësi jam nisur drejt Fierit pa ndaluar në asnjë vend. Rrugës e kam pyetur Nuredinin se kush i kishte shtënë me armë dhe ai më ka thënë se një mjet Benz me targa të Elbasanit të vjetra ku ndodheshin tre persona me maska i kishin shtëne me armë në befasi. Direkt nga Elbasani kam shkuar tek shtëpia në Fier dhe me vështirësi e kam futur Nuredinin në ashensor dhe më pas tek shtëpia ku ishte e dashura e tij. Kur e futa në shtëpi e kam zhveshur Nuredinin dhe pasi u zhvesh ai filloi të villte. Menjëherë duke parë gjendjen e Nuredinit kam dalë dhe kam kërkuar për ndihmë mjekësore ku kam gjetur shtetasit Bledar Berdalli, dhe dy tjerët nuk i njoh me emër të cilët i kam të njohur në qytet dhe janë me profesion mjek e infermier. Të tre ata kanë ardhur tek shtëpia dhe i kanë dhënë ndihmën mjekësore Nuredinit për sa kishin mundësi dhe më pas janë larguar. Rreth orëve të mbrëmjes orën e saktë nuk e di mua më ka kapur policia në trotuarin para pallatit ku ishte Nuredini dhe në brez më ka gjetur armën TT që kisha marrë nga makina e Nuredinit. Më pas kam parë që policia u fut edhe te hyrja e pallatit ku ishte Nuredini. Unë jam shoqëruar në polici dhe nuk fiksova gjë tjetër se çfarë ndodhi aty.”

Mendohet se në këtë ngjarje, Dumani është nxjerrë në pritë tek Talo Çela, por është ende e paqartë se kush e kërkonte ekzekutimin e tij dhe përse. Ishte vetë Talo, apo ndonjë person tjetër që nuk e donte më Dumanin gjallë? Ngjarja ende nuk është zbardhur e plotë, por dyshimet e para, bazuar edhe në informacionet të tjera të siguruara në rrugë jozyrtare, lënë të kuptohet se Dumani është nxjerrë në pritë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore