Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ekskluzive/ Prokurori italian i Antimafias për Top News: Mafia shqiptare ekziston, si i humbin gjurmët për pagesat

Ekskluzive/ Prokurori italian i Antimafias për Top News: Mafia shqiptare

Prokurori italian i antimafies Carifeo De Raho dha një intervistë ekskluzive për moderatorin Thimi Samarxhi në emisionin Zona Zero në Top News.

Roha tregoi se si bandat kriminale shqiptare dhe ato të huaja po përdorin valutën online për kryerjen e pagesave mes njëri-tjetrit, pasi kështu është më i vështirë gjurmimi nga policia.

Edhe kriminelët shqiptarë e përdorin?

“Sot e përdorin të gjitha grupet kriminale e përdorin këtë metodë duke përdorur paranë cash por edhe monedhën virtuale. Në shumë raste përdorin edhe monedhat ligjore. Të gjitha organizatat e bëjnë këtë se është dhe lehtë t’i lëvizin jashtë kufijve.

Mjafton një urdhër dhe valuta lëviz me shpejtësi marramendëse. Sidomos në ato vendet ku kanë lidhje me policinë vendase. Kjo ndodh në ato shtete që nuk bashkëpunojnë shumë me autoritetet për luftën kundër krimit. Pra është evidente që dhe autoritetet shqiptare e përdorin këtë lloj metode. Është jashtë monitorimit të bankave. Dhe në shumë raste nuk lë as gjurmë kjo metodë pagese. Ndërsa kur përdoren transferta bankare janë lënë shenja që ne i kemi përdorur për hetimet tona. Kemi të bëjmë më shumë me valutën online. Në disa raste mbrohet edhe me ligj sekreti i monedhës virtuale. Këtu kemi hasur herë pas here edhe pengesa ligjore se kush ka qenë porostësi dhe përfituesi në kryerjen e transaksionit, por sot shumë shtete po bashkëpunojnë për këtë,” u shpreh De Raho.

A ka mafie shqiptare apo ka grupe kriminale shqiptare?

“Sigurisht që ekziston mafia shqiptare,” pohoi prokurori i antimafias.

Shtëpitë e barit që duket se origjinën e kanë në Britani të Madhe por po përhapen në Itali e Spanjë. Duket se qëndrojnë shqiptarët pas tyre, çfarë duhet të bëjnë autoritetet për ndalimin e tyre?

“Besoj se përsa i përket kësaj tipologjie të re që po përhapet në Europë, por sidomos në shkatërrimin e shumë fushave të mbjella me kanabis është një operacion i madh që ka marrë pjesë edhe Guarda di Finanza. Edhe monitorimi nga ajri përdoret për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Kjo formë e kultivimit në Itali ka kaluar në një plan të dytë. Nuk ka një interes të madh të kësaj tipologjie tek shtetet e tjera,” tha De Raho.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore