Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

EKSKLUZIVE/ Kreu i Inspektoriatit Gjyqësor në Rumani: Si zgjidhet problemi i vakancave dhe arrestimi i "peshqve të mëdhenj"

EKSKLUZIVE/ Kreu i Inspektoriatit Gjyqësor në Rumani: Si zgjidhet

TIRANË - Kreu i Inspektoriatit Gjyqësor në Rumani, Lucian Netejoru, ka zbuluar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Zona Zero” në Top News, se si funksionon ky institucion në Rumani, ndërsa ka dhënë disa këshilla edhe për gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë.

Ndryshe nga  ILD në Shqipëri që është e detyruar të raportojë në Parlament dhe ka një lloj varësie, Netejoru tha se Inspektoriati Gjyqësor në Rumani është tërësisht i pavarur.

“Ne funksonojmë tërësisht të pavarur. Kemi një pozicion tepër të veçante. Jemi ne vetë të themi. Kemi pavarësi në nivel institucional. Jemi plotësisth të lirë të zgjedhim fushën tonë të kontrollit. Kemi dy llojë kontrollesh në inpektoriatin e drejtësisë. Ne kemi mundësi që të reagojmë në mënyrën tonë, kur ka probleme që duhen zgjidhur. Ne raportojmë tek Këshilli i Lartë Gjyqësor. Punojmë që të gjejmë të vërtetën tek sistemi gjyqësor”, deklaroi ai në “Zona Zero”.

Zyrtari i lartë i gjyqësorit në Rumani foli edhe për vettingun në Shqipëri dhe problemin që krijohet me vakancat pas shkarkimit të gjyqtarëve. Lucian Netejoru u shpreh se në Rumani, sa herë që ka vakanca në sistemin e drejtësisë, bëhet një konkurs me juristët më të mirë në vend.

“Ne nuk e kemi këtë problem në Rumani. Mendoj se ligjvënësit duhet të mendojnë për mënyra të tjera. Ne kemi një institut kombëtar të magjistratëve, që shpesh bën seance për praninim e juristëve me një pervojë të caktuar në terren, duke bërë të mundur që ne të mbulojmë disa pjesë të vendeve të lira”, u shpreh ai.

Sa i përket arrestimit të “peshqve të mëdhenj”, Lucian Netejoru u shpreh se shqiptarët duhet të bëjnë durim.

“Kini durim. Kini besim. Kemi të bëjmë me ndryshime madhore në drejtësi. Duhet kohë të vlersohen të gjitha gjërat. Duhet kohë. Duhet durim”, deklaroi ai.

 Ai pati edhe disa këshilla për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, nëse duan që qyetarët të rifitojnë besimin tek drejtësia.

“Është me rëndësi që gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, magjistratët, të dinë gabimet që kanë bërë të tjerët. Është e rëndësishme që të njihen këto gabime. Vetëm duke ndarë pervoja, mund të kuptojmë se çfarë shkon mirë dhe çfarë nuk shkon mirë. Kjo do të ishte një bazë shumë e mirë.

Ushtrojeni profesionin në mënyrë të përgjegjshme. Duhet të keni njohuri të mira të fushës ku do të ushtroni veprimtarinë tuaj. Të jenë të kujdesshëm më sjelljen e tyre. Pasi të gjithë njerëzit e kanë një sy tek ata dhe është shumë e rëndësishme që të kenë besimin e publikut. Kjo është një nga bazat e demokracisë. Ta kryejnë detyrën me profesionalizëm të lartë. Edhe sjelljen jashtë gjykatave dhe prokurorive ta kene dinjitoze”, thaksoi ai.

Detyrat e ILD në Shqipëri

ILD është një ndër organet kryesore të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Detyrat (kompetencat) e ILD përfshijnë:

1. Verifikimin e ankesave të personave fizikë ose juridikë ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, anëtareve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

2. Hetimin administrativ me nismë rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore të gjyqtarëve, prokurorëve, anëtareve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

3. Inspektime të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë për të kontrolluar mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të tyre.

Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore