Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ekskluzive/ KLSH: AKU e Bledar Skënderit, mishin e konfiskuar ia “shet” subjekteve private

Ekskluzive/ KLSH: AKU e Bledar Skënderit, mishin e konfiskuar ia

TIRANË- Konsumatori shqiptar mashtrohet për cilësinë e produkteve me origjinë shtazore.Konkretisht raporti i KLSH i siguruar nga gazeta Shqip ka konstatuar se në 12 raste produkti mish, i cili është konfiskuar gjatë inspektimit të subjekteve është dërguar në ambjentet e subjekteve private.


KLSH ka dalë në konkluzionin që inspektorët e AKU, nuk e kanë kryer detyrën e tyre, pasi dërgimi i mishit në subjektet private të cilat janë vetë objekt inspektimi nga DRAKU Tiranë është në shkelje të plotë të ligjit.

Në raport shkruhet qartë se ky veprim është kryer në tejkalim të kompetencave ligjore, pasi për kryerjen e tij, (pra mishin e konfiskuar ta dërgosh në ambjentet e një tjetër subjekti privat), nuk ka patur minimalisht as edhe një kontratë qiraje për dhomë/magazinë frigoriferike, ndërmjet AKU dhe këtyre subjekteve, që të lejonte kryerjen e këtij veprimi.

KLSH ka kërkuar në rekomandimin e sa se DRAKU dhe DPAKU të marrin masat e nevojshme, duke analizuar dhe vlerësuar mundësitë e investimit në blerjen e dhomave frigoriferike ose marrjes me qira të tyre, me qëllim që produktet, të cilat bllokohen gjatë inspektimit dhe që do të asgjesohen, të ruhen në këto ambjente.

Gjetjet nga inspektimi i kryer nga KLSH

Nga auditimi i praktikave të inspektimit të produkteve me origjinë shtazore, në 12 raste është konstatuar se produkti mish, i cili është konfiskuar gjatë inspektimit të subjekteve, të cilat kanë qenë në shkelje të ligjit, nga inspektorët është dërguar në ambjentet e subjekteve private, si B.Z.F sh.p.k., dhe K sh.p.k., në një kohë që këto subjekte janë vetë objekt inspektimi nga DRAKU Tiranë, duke vepruar në kundërshtim me përcaktimet ligjore të bëra në shkronjën ç të pikës 2 dhe pikën 3 të nenit 43, të Ligjit nr.10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në RSH”, si dhe përcaktimit të bërë në pikat 1, 2 dhe 3 të nenit 11 të Ligjit nr.10279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

Theksojmë se ky veprim është kryer në tejkalim të kompetencave ligjore, pasi për kryerjen e tij, (pra mishin e konfiskuar ta dërgosh në ambjentet e një tjetër subjekti privat), nuk ka patur minimalisht as edhe një kontratë qiraje për dhomë/magazinë frigoriferike, ndërmjet AKU dhe këtyre subjekteve, që të lejonte kryerjen e këtij veprimi. (Më hollësisht trajtuar në pikën (2.4) faqe (27-140) të Raportit të Auditimit). 

Rekomandimi i KLSH

DRAKU dhe DPAKU të marrin masat e nevojshme, duke analizuar dhe vlerësuar mundësitë e investimit në blerjen e dhomave frigoriferike ose marrjes me qira të tyre, me qëllim që produktet, të cilat bllokohen gjatë inspektimit dhe që do të asgjesohen, të ruhen në këto ambjente.
Nëse ky proces finalizohet, të sigurohen mimalisht 4 dhoma frigoriferike, pra 1 dhomë në dispozicion të 3 Qarqeve, më konkretisht dhoma frigoriferike për DRAKU Tiranë, të shërbejë edhe për DRAKU Elbasan dhe DRAKU Durrës, si dhe shërbimi i ruajtjes së produkteve të bllokuara në subjektet e inspektuara, t’u tarifohet atyre, deri në momentin e asgjesimit.


Në këtë mënyrë çdo produkt, i cili bllokohet sipas përcaktimeve të Ligjit të ushqimit, nuk do t’i lihet në ruajtje subjektit, duke shmangur në këtë mënyrë edhe mundësitë, që produktit ta futet përsëri në treg.

Ekskluzive/ KLSH: AKU e Bledar Skënderit, mishin e konfiskuar ia

Ekskluzive/ KLSH: AKU e Bledar Skënderit, mishin e konfiskuar ia

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore