
Ekskluzive/ Ekstradimi i vrasësve të Nikulajt, gjykatësja angleze jep VENDIMIN
Një gjykatë në Londër e specializuar për ekstradimet, mori në shqyrtim kërkesën e shtetit shqiptar për një shqiptar dhe dy anglezë të arrestuar të premten dhe të shtunën për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Përpara gjykatës dolën Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.
Një zëdhënës i kësaj gjykate, kontaktuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu dha detajet e seancës të parë të ekstradimit.
Ai tha: “Gjykatësja e distriktit të Londrës Neeta Minhas e quajti të drejtë kërkesën e Shqipërisë dhe vendosi si masë sigurie arrestin me burg. Sikurse vendosi që seanca e radhës për këtë kërkesë ekstradimi të mbahet me 5 Maj. Gjyqtarja Neeta Minhas refuzoi aplikimin për liri me kusht nga mbrojtja e Thomas Mithan” deklaroi për Top Channel zëdhënësi gjykatës.
Sipas ligjit të ekstradimit anglez, shteti kërkues në këtë rast Shqipëria ka 45 ditë kohë brenda të cilës duhet të dërgojë dosjen me provat dhe garancitë për një gjyq të drejtë për personat që kërkon të ekstradojë.
Harriet Bridgeman, e arrestuara e katërt paraditen e të shtunës do të dalë përpara kësaj gjykate të Hënën.
Top Channel mëson se operacioni për kapjen e tyre është koordinuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Metropolitane angleze dhe agjencinë kundër krimit të organizuar, e njohur si FBI-ja angleze, NCA./ Top Channel

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >

U lirua sot nga burgu, flet për herë të parë Saimir Tahiri
Historia e plotë >

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >