Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ekskluzive/ Antiterrori rrit nivelin e sigurisë, ruhen aeroporte e ambasada, masat në fuqi deri për Krishtlindje në Shqipëri

Ekskluzive/ Antiterrori rrit nivelin e sigurisë, ruhen aeroporte e

Sulmet e ndodhura kohët e fundit të cilësuara si akte terroriste në Francë dhe një ditë më parë në Vjenë ka rritur gjendjen e alertit dhe në Shqipëri.

Sipas burimeve të Gazeta Shqip, është dhënë urdhër që të rritur siguria në vendin tonë, duke shtuar prezencën e forcave të Antiterrorit dhe të agjentëve të shërbimeve sekrete.

Mësohet gjithashtu se në ambiente publike, në aeroporte, porte dhe në godinat e selive diplomatike, pra ambasadave do të ketë prezencë të shërbimeve civile të organeve të sigurisë dhe të policisë. Do të rritet edhe numri i patrullimeve me uniformë të policisë.

Burimet bëjnë të ditur se këto masa të vendosura nga Ministria e Brendshme dhe drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me organet e specializuara ligjzbatuese do të jenë në fuqi edhe në gjithë muajin Nëntor, për festat e 28-29 nëntorit, por edhe deri në fund të vitit për festat e Krishtlindjeve dhe për Vitin e Ri.

Shqipëria nuk operon me nivele të veçanta sigurie, sipas shteteve, por burimet pohojnë për Gazeta Shqip, mund të thuhet se niveli i sigurisë është rritur nga ai jeshil në atë portokalli./ Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore