
Ekskluzive/ A duhet ta marrë Shqipëria vaksinën ruse? Mblidhet Akademia e Shkencave, flet për SHQIP imunologu Sulçebe
Vaksina ruse e cila pritet të aplikohet në muajin tetor në Rusi, është krijuar sipas së njëjtës teknologji si vaksina e Oksfordit apo CanSino kineze. Ky është mendimi i ekspertëve tanë imunologë të cilët po ndjekin me vëmendje zhvillimet në këtë fushë.
Nisur nga debati, nëse duhet që Rusia të ndjekë këshillat e OBSH për të aplikuar edhe fazën e tretë klinike, siç është ajo e testimit masiv në popullatë, gjatë një mbledhje të grupit të punës në Akademinë e Shkencave ku po ndiqen nga afër të rejat e shkencës mbi trajtimin e covid dhe parandalimin e përhapjes së tij.
Imunologu i njohur Genc Sulçebe tha në këtë mbledhje se të treja vaksinat, përdorin si vektor një adenovirus të inaktivizuar në materialin gjenetik të të cilit është inseruar ARN e SarsCov2.
Pra teknologjikisht vaksina ruse është në të njëjtin nivel. “Ndryshimi është se vendet perëndimore duhet të kalojnë fazën III klinike para se të rregjistrohen”, është shprehur profesor Genc Sulçebe.
Sulçebe, gjatë diskutimit të tij tha se vaksina ruse nuk ka asnjë rrezik, por nuk dihet nëse do të ketë efikasitet të lartë. E vetmja gjë që mund të parashikohet është krijimi i imunitetit të tufës.
I kontaktuar nga gazeta “Shqip”, Sulçebe tha se me ligj të posaçëm faza e tretë e cila ka të bëjë me testimin në masë në popullatë për të parë efikasitetin e vaksinës ndaj virusit Covid-19, është hequr nga rusët si domosdoshmëri për regjistrim.
“Në këtë mënyrë ata fitojnë 2-3 muaj në kohë dhe fillojnë vaksinimin në masë pa fazë të tretë.
Kjo fazë përfshin aplikim në disa mijëra vullnetarë dhe krahasimi me disa mijëra të tjerë ku aplikohet një imitim i vaksinës anticovid, ose siç njihet ndryshe placebo.
"Kjo kërkon disa muaj kohë studimore që eliminohet kështu nga rusët”, u shpreh për “Shqip”, doktor Sulçebe.
Sipas doktorit Sulçebe, Rusia duke qenë jashtë Unionit Evropian, pas regjistrimit është e lirë të ndërmarrë të tilla nisma që për vendet e BE është e ndaluar. Në vendet e Unionit vaksina është e ndaluar të aplikohet në popullatë pa kaluar fazën e tretë të testimeve për të parë nëse efikasiteti i saj është në masën 50 përqind.
Por immunologu i njohur thekson se vaksina ruse nuk ka asnjë efekt anësor pasi ka kaluar me sukses të dyja fazat, po ashtu asnjë rrisk ndërkohë që gjatë dy fazave të testimit ka rezultuar se krijon antitrupa të nevojshme për rritjen e imunitetit me qëllim luftimin e virusit covid 19.
Këtë të hënë, Rusia njoftoi se ka zhvilluar një vaksinë që ka marrë miratimin e autoriteteve shtetëërore. Presidenti rus Putin pretendoi se vaksinën e kishte bërë edhe vetë vajza e tij.
Organizata Botërore e Shëndetësisë iu përgjigj njoftimit të Rusisë duke theksuar se për të licensuar një vaksinë nevojiten testime shumë të kujdesshme.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Precedenti/ Këshilltari i Metës i pranishëm në prezantimin e programit të PD
Historia e plotë >





Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Precedenti/ Këshilltari i Metës i pranishëm në prezantimin e programit t...
Historia e plotë >
Mediat serbe: Albert Krasniqi, vrau një 17-vjeçar serb të Kosovës në vit...
Historia e plotë >
Greqia i mbyll kufijtë shqiptarëve deri më 21 janar, rregullat e reja të forta

Karta e vaksinës COVID/ Nisma e Britanisë, me të cilën do të pajiset çdo pacient i vaksinuar

Produktet bimore që na përforcojnë imunitetin, herbalisti i njohur: Vendosni në çdo dhomë nga një qepë për...
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >