Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

E plotë/ Masakra në "Don Bosko", nga shënjestra e gabuar deri tek viktima që shiste cigare dhe priste një fëmijë

E plotë/ Masakra në "Don Bosko", nga shënjestra e

Tirana u trondit pasditen e djeshme nga të shtënat me armë zjarri brenda një lokali, duke lënë pas një person të vrarë dhe katër të tjerë të plagosur. 

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Don Bosko” në kryeqytet, ndërsa breshëritë e kallashnikovit mund të kishin shkaktuar një masakër të vërtetë për shkak të pranisë së madhe të njerëzve në zonë.

Megjithëse ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë dhe as kush ishte shënjestra kryesore, të gjitha të dhënat dëshmojnë se bëhet fjalë për një atentat, viktimë e të cilit mbeti 35-vjeçari Erion Çela, me origjinë nga Dibra dhe banues në zonën e Maminasit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe vëllai i tij, Blerim Çela, 28 vjeç dhe tre persona të tjerë, midis tyre edhe kamerieri i lokalit.

Blerim Çela është dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, i cili ka marrë një plumb në pjesën e këmbës, Azbi Selimaj, 19 vjeç, i cili ka marrë një plumb në pjesën e shpatullës dhe Edmond Crroj, 41 vjeç, daja i viktimës.

Pista kryesore në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin në ditët e para të këtij viti, ka të bëjë me atë të larjes së hesapeve që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj, i identifikuar si daja i viktimës dhe njërit prej të plagosurve, kishte precedentë të theksuar kriminalë në shtetin italian.

Viktima dhe të afërmit e tij ishin të gjithë me origjinë nga Dibra, por banues në rrethinat e Tiranës. Mësohet se 35-vjeçari Erion Çela, kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarja, në të cilin shiste duhan.

Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë ngjitur me xhamin, për të monitoruar njëkohësisht edhe biznesin e tij.

Ndërkohë, deri më tani dihet se një automjet tip “Benz” ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës dhe është vendosur në afërsi të lokalit, më pas po nga mjeti është hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të 5 personave.

Aktualisht, nuk ka raportime për makinë të djegur, ndërsa targat e mjetit që është përdorur për të kryer atentatin, rezultonin të vjedhura rreth një muaj në parë në Vorë./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore