Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"E kishin zhveshur, masakruar nga fytyra e trupi"/ Grabitësit e dhunuan, detaje të rënda nga vdekja e të moshuarit: S'duket më mishi i bardhë

"E kishin zhveshur, masakruar nga fytyra e trupi"/ Grabitësit e

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me dhunimin për vdekje të 89-vjeçarit Çaush Shehaj, nga grabitës që hynë në banesë për ta vjedhur.


Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Klos të Mallakastrës. Nipi i viktimës, tha se daja i tij ishte dhunuar barbarisht nga autorët, të cilët tashmë janë pas hekurave. Ai kërkoi dënim maksimal, me varje për autorët, Ervis Halimi dhe Musa Gudo.

“Jetonte me gruan në Klos të Mallakastrës. Gruaja është me sklerozë, jetonin bashkë në kushte jo të mira. Ishin vetëm pa përkrahje, ndaj ndodhi kjo. Ndjejmë keqardhje. Nëse ka ligje, për mua ata duhen varur. Të të vrasin në shtëpi brenda…të të vrasin në 2 natës…E kanë zhveshur, e kanë dhunuar, e kanë bastarduar, e kanë shëmtuar, bastarduar, nga fytyra, nga kofshët, nga brinjët, si duket më mishi i bardhë.”, tha nipi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore