Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

E bujshme/ Lulzim Basha poshtëron Berishën: E largova nga grupi i PD-së

E bujshme/ Lulzim Basha poshtëron Berishën: E largova nga grupi i

Sali Berisha nuk ka qenë në dijeni të vendimit të marrë nga Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Burime të Gazetës Shqip thanë se ish-kryetari i PD-së priste që në Kuvendin e ri, që mblidhet ditën e premte të ishte pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Burimet thonë se vendimi ka qenë ekskluziv i Lulzim Bashës, që “e poshtëroi” duke i komunikuar publikisht se e ka përjashtuar nga grupi parlamentar. 

Lajmi u konfirmuar nga vetë Berisha pak më vonë, që në një intervistë televizive tha se gjatë komunikimit të fundit që kishte pasur me Bashën, ky i fundit nuk i ka komunikuar asgjë në lidhje me përjashtimin. 

Vendimin Basha ja ka komunikuar më pas Kryesisë së Partisë Demokratike, ku mësohet të ketë thënë se Sali Berisha nuk kishte qenë dakord me të.

Kreu i PD-së kishte dy mundësi: ose të pranonte Berishën si anëtar të grupit parlamentar demokrat, duke rrezikuar që të armiqësonte të gjithë partinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose të përjashtonte personin e shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit.

Siç duket, Basha e ka pasur të qartë që në fillim, vendimin e tij, por ka pritur deri më tani nëse vetë Sali Berisha do të tërhiqej nga PD, apo politike për të mos i ngarkuar partisë njollën e “të padëshiruarit” në SHBA. Në momentin e fundit, kreu i PD-së ka marrë një vendim, që tha se ishte vendim i vështirë.

Por, pikërisht vendimet e vështira bëjnë liderit e vërtetë dhe ky është vendimi i parë prej lideri i Lulzim Bashës, një vendim që ndoshta duhej ta kishte marrë shumë kohë më parë, por më mirë vonë se kurrë.

Ndërkohë, burimet e Gazetës Shqip thonë se brenda PD-së ka nisur një debat, ku mbështetësit e Sali Berishës po i ushtrojnë presion Lulzim Bashës për të tërhequr vendimin e marrë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore