Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dy "kryetarë" një “shtëpi politike" nuk i mban!  Kush do “bjerë nga kali”,  Lulzim Basha apo Sali Berisha?

Dy "kryetarë" një “shtëpi

Tensionet mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë rritur ndjeshëm ditët e fundit pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Vendimi shkaktoi një "tërmet" të vërtetë në kampin demokrat, pasi siç u shprehën edhe figura kryesore të kësaj partie, nuk e prisnin diçka të tillë.

Në një deklaratë publike Basha njoftoi, se ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamenar të PD.

Kujtojmë se në maj të këtij viti Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e shpalli Berishën "person të padëshiruar” që për shkak "të akteve korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri atij dhe familjes së tij u ndalohet hyrja në territorin e SHBA”.

Tashmë situata  në PD është shumë interesante, pasi Sali Berisha i cili e quante deri dje Bashën si ministri më i suksesshëm i qeverisë së tij. Tashmë ai e akuzon Bashen si vegël mjerane te Rames, ne PD nuk ka me vend per te dy. Njëri nga të dy do të fluturojë nga “dritarja” e kryetarit të partisë  po se kush do të jetë ky Basha apo Berisha ja vlen ta shohim.

Sali Berisha është lideri historik i partisë demokratike, njeriu më i fuqishëm i demokratëve i cili në krah të kësaj parti është bërë president dhe 2 herë kryeministër.

Doktori akoma ka ndjekësit e tij të flaktë në partinë demokratike të cilët janë gati të rikthejnë një 97 të dytë vetëm për të mbrojtur veten e tij dhe familjen. Pesha e Sali Berishës u pa në Asamblenë e mbajtur në PD ku hyri ai në sallë filluan euforizma të mëdha.

Berisha është i fortë tek anëtarët e thjeshtë të partisë demokratike ç’ka kjo tashmë nuk pi ujë pasi më shumë rëndësi kanë strukturat.

Dotori pas shpalljes “non-grata” të vetmin çelës që pati pra PD-n për tu mbrojtur ja morën nga duart edhe pse ai mendoi se e kishte akoma nën kontroll. E vetmja rrugë që i ka mbetur Berishës është të rimarr PD-n deh të përjashtojë Bashën.

Por si mund të ndodh kjo?

E vetmja dritare për Berishën është këshilli Kombëtar i PD-s, ku në krye ndodhet Edi Paloka i cili i ka dalë në krah Berishës. Ose Berisha të kërkojë një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të partisë nëpërmjet kongresit të PD-s një anëtarë një votë. 

Humbja e 5 palë zgjedhjeve nga Basha ka irrituar mjaft demokratë dhe kjo është shpresa e vetme që ai ka që anëtarët të rrëzojnë Bashën. Dëshira e doktorit është ta nxjerrin me forcë prej “zhelesh jashtë” por tashmë  kohërat kanë ndryshuar dhe nuk jemi më në një 97-at të dytë.

Por si do mbijetojë Basha nga presioni Berisha?

Lulzim Basha në konferencën që mbajti ai tha që ishte vendimi më i vështirë i jetës së tij por e vërteta është krejt ndryshe.

Tashmë  Basha është i preferuari i Amerikanëve pasi ua dëgjoi fjalën dhe ai do të jetë kryeministrti i ardhshëm shqiptarë pasi e dimë rëndësinë që kanë të huajt në vendin tonë.

Basha ka bërë një pastrim total të njerëzve të Berishës në parti, për 8 vite me radhë ai i forcoi pozitat e tij duke ndryshuar statutin dhe forcuar rolin e kryetarit. Struktura e PD janë të besuarit e Lulzim Bashës dhe Berisha e ka të vështirë ti përçajë ata, ai sot është njeriu më i fortë në partinë demokratike.

Si përfundim “lufta” në partinë demokratike do jetë e fortë tashmë do shihet pesha e vërtetë e Sali berishës dhe e Lulzim Bashës kush do fitojë “zemrat” e demokratëve./Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore