Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Dy persona hapën zjarr brenda oborrit.../ Si ndodhi atentati në Milot, pamjet nga vendngjarja

Dy persona hapën zjarr brenda oborrit.../ Si ndodhi atentati në Milot,

Të paktën 100 plumba dyshohet të jenë zbrazur ndaj 27-vjeçarit Klisman Preçi dhe 47-vjeçarit Ylli Brahimi mbrëmjen e sotme në Milot.

Ata janë qëlluar teksa ishin brenda në fuoristradën tip “Toyota” me të cilën po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Makina që drejtohej nga Preçi, po hynte në rrugicën që ndante banesat e tyre. Para se të futej në rrugicë, makina është qëlluar me breshëri plumbash ndërsa autorët u larguan në drejtim të Laçit.

28-vjeçari Klisman Preçi mbërriti i pajetë në spitalin e Traumës ndërsa Brahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Si Brahimi ashtu e Preçi kanë rënë pre e atentateve edhe më parë. Biznesmenin 47-vjeçar tentuan ta vrisnin në janar të 2021, ndërsa Preçin në maj të këtij viti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore