
Duhej ta mirëmbante “Salillari”/ Skandali me rrugën e Borshit, KLSH nis me urgjencë verifikimin
Rruga e cila ka rrëshkitur në afërsi të Borshit duke shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin rrugor si dhe rrezikon disa banesa do të kalojë në lupën e KLSH.
Kontrolli i lartë i shtetit ka ngritur një grup kontrolli për të verifikuar të gjithë proçedurën e realizuar për punimet e kryera përgjatë viteve të fundit në aksin nacional rrugor Himarë-Sarandë pas situatës problematike të shfaqur në fshatin Borsh.
Një ekip i Kontrollit të lartë të Shtetit ka nisur menjëherë verifikimin e proçedurave të kryera nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtjen e saj.
Ekipi i KLSH prej ditësh po kryente një kontroll pranë ARSH ndërsa ditën e sotme është firmosur nga ana e kreut të KLSH-së Arben Shehu një urdhër urgjent për të parë me imtësi të gjithë proçedurën përkatëse si dhe verifikimin fizik të punimeve të kryera në të.
Kontrolli i Lartë i Shtetit po verifikon me imtësi gjithashtu dhe procedurat të disa akseve rrugore në vend.
Rruga e shembur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania Salillari sh.p.k.
Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen në total ka qënë 128 milion euro nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka Botërore. /Top Channel


Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >






Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Tre veprimet e thjeshta që mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, CNN publikon studimin e fundit

Pranimi i simboleve kombëtare shqiptare në Malin e Zi, Faik Nika: Kemi 30 vite që e kërkojmë, presioni...

Lufta e madhe/ Hakerat duan të vjedhin sekretet e vaksinave anti Covid, raporti sekret: Shtetet nga vijnë sulmet
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
