
DËSHTON sistemi i votimit elektronik, pse KQZ nuk i kishte testuar më herët pajisjet?!
Janë duke u zhvilluar ditën e sotme në Republikën e Shqipërisë zgjedhjet lokale, ku pritet të emërohen kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit.
Teksa në shumicën e qyteteve të vendit është zhvilluar votimi tradicional, ai manual, në Kamëz, Vorë dhe disa qendra në Elbasan është aplikuar votimi elektronik.
Në disa qendra votimi ka patur vonesa për shkak të mos funskionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë që në disa të tjera ka probleme me paraqitjen e komisionerëve. Pajisjet PEI për identifikimin biometrik po shfaqin probleme në të gjithë Shqipërinë duke u bërë pengesë e rëndësishme për ecurinë e procesit deri më tani. Proceduar ishte e ngjashme, qytetarët shkonin në qendrat e votimit, nuk mund të votonin sepse pajisjet nuk punonin, njoftohej KQZ. Pas njoftimit që merrte KQZ qendra e votimit duhet të priste 3 dorë deri sa të zëvendësohej pajisja apo të niste votimi manual.
Duket se kjo neglizhencë e KQZ u ka kushtuar qytetarëve kohë, ndërkohë që një pjesë e tyre janë larguar dhe nuk janë rikthyer më për të votuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka testuar më herët pajisjet dhe ende nuk ka dhënë një motiv pse ato janë bllokuar. Kujtojmë që ky ngërç me pajisjet elektronike nga ndodhur në 502 qendra votimit.
Në rreth 4700 qendra votimi janë plotësisht funksionale. Duke parë situatën e krijuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar që procesi i identifikimit të zgjedhësve në qendrat e votimit ku ka pasur probleme me pajisjen PEI, të vijojë manualisht, që do të thotë se zgjedhësit do të identifikohen me anë të listave të printuara.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >

U lirua sot nga burgu, flet për herë të parë Saimir Tahiri
Historia e plotë >

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >