Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Drejtoria e Tatimeve në shërbim të Bankers Petroleum, gjobitet nga Komisioneri pasi refuzoi të jepte informacion për Top Story

Drejtoria e Tatimeve në shërbim të Bankers Petroleum, gjobitet

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale ka gjobitur këtë muaj Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me 150 mijë lekë të reja.

Tatimet refuzuan të zbatojnë ligjin “Për të Drejtën e informimit” duke mos iu përgjigjur kërkesës së programit Top Story në Top Channel për vënien në dispozicion të të dhënave në lidhje me detyrimet e paguara dhe të papaguara të kompanisë Bankers Petrolium Albania Ltd.

Top Story po hulumton mbi veprimtarinë e këtij koncesioni publik në Shqipëri dhe në kuadër të punës që po kryen, i ka drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe instituciooneve të tjera kompetente që disponojnë informacione dhe dokumente të nevojshme në lidhje me temën kërkesa për informacion në bazë të ligjit “Për të Drejtën e Informimit”.

Por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këto informacione i ka konsideruar konfidenciale dhe nuk i ka ndarë me Top Story, program që i shërben të vërtetës së publikut. Në rastin konkret Bankers Petrolium Albania Ltd është një kompani kompani koncesionare me kapital themelimi prej 222 480 000,00 lekë që shfrytëzon nëntokën e shqiptarëve dhe duhet t’u japë llogari atyre.

Pas refuzimit nga ana e Tatimeve për të ndarë informacionin e kërkuar me Top Story, Komisioneri për të drejtën e Informimit zhvilloi një seancë dëgjimore mes Autoritetit Publik dhe gazetares së programit.

Tatimet u përfaqësuan nga koordinatorja për të drejtën e informimit Erda Çinari dhe specialistja e komunikimit Elgita Ocka. Edhe pas seancës dhe në përfundim të periudhës së lënë për të reflektuar nga ana e institucionit të Mbrojtjes së të Drejtës së Informimit, Tatimet refuzuan të ndajnë sërish informacionet e kërkuara me Top Story.

Në letrën e Vendimit të Protokolluar, Komisioneri citon se “Kërkesa për informacion, në rastin konkret, lidhet me detyrime që ligji ka përcaktuar të mblidhen për llogari të shtetit shqiptar nga Autoriteti Publik, detyrime kiëto që nduhet të derdhen në buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht përbëjnë një interes për publikun.

Ndërkohë, ligji nr. 11/2014 “Për të drejtën e informimit” rregulloon dhënien e akse4sit në informacion publik për çdo të interesuar. Ky ligj, në nenin 17 të tij gjithashtu përcakton dhe rastet kur dhënia e informacionit jepet në mënyrë të kufizuar. Në këto braste, Autoriteti Publik duhet të tregojë qartë pjesët e dokumentacionit përkatës që refuzohen, si dhe në bazë të ciolës pikë të nenit 17 bëhet ky refuzim.

Nga verifikimi i përgjigjes së Autoritetit Publik, nuk rezulton të jetë argumentuar refuzimi i kërkesës në përputhje me këtë nen. Komisioneri vlerëson se informacioni i kërkuar përmbush kërkesat e ligjit”. Komsioneri në vendimin e tij thotë se ka pranuar kërkesën e gazetares së Top Story ndaj Autoritetit të Tatimeve dhe ka urdhëruar institucionin të vërë bnë dispozicion informacionin e kërkuar.

Komisioneri ka vendosur gjithashtu të dënojë me gjobë specilaisten e komunikimit të Tatimeve me 150 mijë lekë gjobë. Programi Top Story ka vendosur ta vijojë çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative.

Drejtoria e Tatimeve në shërbim të Bankers Petroleum, gjobitet

Drejtoria e Tatimeve në shërbim të Bankers Petroleum, gjobitet

Drejtoria e Tatimeve në shërbim të Bankers Petroleum, gjobitet

Drejtoria e Tatimeve në shërbim të Bankers Petroleum, gjobitet

Drejtoria e Tatimeve në shërbim të Bankers Petroleum, gjobitet

Drejtoria e Tatimeve në shërbim të Bankers Petroleum, gjobitet

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore