Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Drejtësia që vrau me “bukë në gojë”, 23-vjeçaren nga Fieri!

Drejtësia që vrau me “bukë në gojë”,

Një ngjarjë rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zhupan të Fierit, ku viktimë mbeti 23 vjecarja Sabrina Bendaj. 23-vjeçarja u qëllua në mënyrë barabre nga ish bashkëshorti i saj duke ngrënë bukë në shtëpinë e prindërve të saj, ku jetonte prej kohësh.

Autori Elton Metaj 31 vjeç u arrestua 3 orë pas krimit në pyllin e Peshtanit afër banesës së tij. Por ky nuk ishte sulmi i vetëm që ai i bënte ndaj 23-vjeçares. Një vit më pare ai shkoi në oborrin e shtëpisë së saj dhe tentoi vetvrasjen si presion që ajo t'i jepte vajzën dhe të kthehej me të.

Albinën nuk e vrau vetëm Elton Metaj, por ishte drjetësia ajo që luajti një rol kyç në ekzekutimin e 23-vjeçares.

Pse drejtësia vrau Sabrina Bendaj nga Fieri?

Në shtator 2020 u deshën 5 orë negociata me policinë, që 31-vjeçari Elton Meta të lëshojë nga duart kallashnikovin që i kishte vënë vetes duke kërcënuar se do të vetëvritej, në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, pasi i kishte terrorizuar familjarët.

Sipas autoririteteve, Elton Metaj, ka qenë arrestuar edhe më herët për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë. Por e ndjera, për hir të vajzës së vogë, kishte duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj. Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë se Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorrën nga burgu njerëz të tillë.  

"Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin njerëz kriminelë. Ai më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë, më tha gruaja që e kam shtatzënë, ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve. Motra nuk ishte vetëm, ishte dhe mamaja, i tha “të dalë motra”, mami i kishte thënë “ik”. Motra sa erdhi nga puna, hëngri bukë dhe e vrau, plumbi e kishte kapur në mushkri", tha i vëllai. 

A ka të drejtë vëllai që akuzon drejtësinë si vajtore për vrasjen e motrës së tij?

Po ka të drejtë pasi  Elton Meta nuk ka bërë asnjë ditë burg! Këto janë pasojat e një drejtësie ende të çalë nga korrupsioni në Shqipëri, që përmes lojërave të ndryshme me raporte ndoshta të falsifikuar, i fali lirinë një 31-vjeçari të akuzuar për 3 vepra të rënda penale.

Gjyqtari i Fierit 1 mars 2021, ka vendosur mjekimin e detyruar në një institucion mjekësor të Elton Metës, mbi kërkesën që prokurori Ç bëri në janar, për ta larguar 31-vjeçarin nga paraburgimi i Fierit drejt spitalit të burgut të Zaharisë në Krujë. Gjykata kështu, pushoi përgjegjësitë penale të Metajt për veprat e kryera mbi argumentin se ka probleme të shëndetit mendor. 

Nga një njeri me probleme të shëndetit mendor që duhet izoluar në spital, për vetëm 5 muaj, Elton Meta  me vulën e drejtësisë, ishte tashmë një njeri i lirë për të qëndruar dhe kuruar me ilaçe depresioni në shtëpi nën kujdesin e babait dhe vizita tek mjeku neuro-psikiatër.  

Pra derën e lirisë Eltonit ja hapi drejtësia e cila po reformohet tashme kur e kanë marrë në dorë amaerikanët. Duhet një pastrim I ketyre vrasësve me cikic të cilat kanë shkaktuar kaq shumë lotë në familjet shqiptare.

Nuk e di si do ti thonë gjyshërit vajzes së vogel të Sabrinës se babai yt vrau nënën me bukë në gojë, a mbajnë përgjegjesdi këta gjykatës dhe prokuror që lirojnë nga burgu këta njerës të cilët vrasin edhe duke ngrënë bukë.

Duhet ti japim fund njëher e mirë të gjithë atyre gjyqtarëve që fshihen pas mantelit tqë zi dhe cikict që mbajnë në dorë dhe të plasen brenda qelive të ftohta të burgjeve./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore