Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dosja/ Si ish-drejtori i Bankers merrte 200 mijë USD ryshfet me komisione, skema 10 mln dollarëshe me MAB OIL

Dosja/ Si ish-drejtori i Bankers merrte 200 mijë USD ryshfet me komisione,

Drejtuesi i një kompanie në Shqipëri mund të marrë çdo muaj pagë marramendëse, por kjo nuk mjafton dhe kërkon përfitime të tjera duke i marrë përqindje në formë ryshfeti kontraktorëve të kompanisë.

Këto të dhëna kanë dalë nga dosja hetimore në ngarkim të Leonidha Çobo, ish-Drejtorit të Bankers Petroleum, i cili tashmë është kallëzuar në prokurori nga vetë punëdhënësit e tij.

Sipas denoncimit të Bankers, por edhe materialit të prokurorisë, Çobo kishte ndërtuar një skemë korrupsioni me përfitime personale. Për këtë skemë Çobo ka përdorur një kompani italiane, e cila ka qarkulluar më shumë se 10 milionë dollarë amerikanë.

Skema

Skema mashtruese ka nisur në vitin 2010 kur Bankers Petroleum, nën drejtimin e Çobo, ka lidhur një marrëveshje me kompaninë italiane të marketingut, MAB OIL Ltd. Kjo kompani u përzgjodh nga Çobo si konsulent për shitjen e naftës bruto në tregun europian. Por për të përfituar këtë kontratë, kompania italiane duhet t’i kthente mbrapsht Loni Çobos, në formë komisioni, vlera të konsiderueshme parash.

“Shenjat e alarmit në kompani ishin evdidente, por i emëruari si Drejtues i Auditit nga Z. Çobo luante një rol pasiv, dhe i korruptuar drejtpërdrejt nga Z. Çobo në mënyrë që të blihej heshtja e tij”,- thuhet në letrën që Bankers Petroleum Albania i ka dërguar institucioneve shqiptare.

Faktet e parashtruara në këtë letër, por edhe në kallëzimin e bërë në prokurori nga Bankers, tregojnë që Leonidha Çobo kishte bërë një marrëveshje të dytë me kompaninë italiane ku ai merrte mbrapsht një “komision” për çdo punë të bërë.

Ish-CEO i Bankers Petroleum, Leonidha Çobo, ishte aq i sigurt në punën që kryente, sa pjesën më të madhe të komunikimeve me kompaninë italiane të marketingut, MAB OIL Ltd e kryente përmes emailit zyrtar të kompanisë. Ka qenë pikërisht ky komunikim me email që ka ngritur flamujt e kuq në Bankers dhe më pas ka nisur verifikimin.

“Sipas instruksioneve dhe miratimit të Drejtorit të MAB OIL ltd Z. Masimilliani Calabro, Z. Çobo ka marrë pagesa komisionesh rregullisht deri në 200 mijë USD në vit”,- thuhet në denoncimin që Bankers Petroleum ka bërë në prokurori. Sipas denoncimit, ky është alarm serioz për një investigim ndërkombëtar abuzimesh, i cili duhet të zbatohet në të gjitha llogaritë bankare të Z. Çobo kudo.

Dyshimet për abuzime edhe më të mëdha

Në letrën publike të Bankers Petroleum përmenden një sërë faturash të lëshuara nga Leonidha Çobo për llogari të kompanisë italiane MAB OIL Ltd.

“Z. Çobo ka lëshuar fatura kundrejt MAB Oil ltd, të cilat mund të jenë edhe të ardhura të fryra, pasi sipas burimit të tyre duhej vetëm një justifikim për të hyrë në llogarinë e tij bankare në Itali. Në këtë mënyrë Z. Çobo gjeti një rrugë për të transferuar para në Itali nëpërmjet shoqërisë së huaj MAB OIL Ltd”,- thuhet aty.

Sipas saj, kjo skeme është përdorur për të transferuar para sa herë ka qenë e nevojshme. Ne momentin që këto para hyjnë në sistemin bankar përmes një fature të rregullt, ato konsiderohen si “të pastra”, por Bankers Petroleum pretendon se janë para të krijuara nga një aktivitet jo ligjor në Shqipëri.

Cila është T.Z. zoti drejtor?

Por përfitimet në kurriz të kompanisë nuk janë ndalur me kaq. Në dosje, shpjegohet se “sipas fakteve, MAB OIL ltd ka mbuluar edhe shpenzime personale për Z. Çobo për lidhjet e tij të ngushta (jo lidhje gjaku) me qëllime transferimi në Itali.”

Burime nga prokuroria pohuan se bëhet fjalë për disa pagesa që janë kryer në favor të shtetases shqiptare T.Z në Itali. Me porosi të Çobos kompania italiane ka paguar shpenzimet që kjo shtetase është sistemuar përtej detit./Gazeta Dita

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore