Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dosja kundër UÇK-së/ Basha përkthyes, te grupi bënin pjesë edhe Argita Malltezi e Erjon Isufaj

Dosja kundër UÇK-së/ Basha përkthyes, te grupi bënin

Lulzim Basha, aktualisht kryetari i PD-së, i cilëson si shpifje politike faktin se ai ka qenë përkthyes i grupit hetimor të Hagës që inspektoi në zonën verilindore të Shqipërisë pas akuzave të pabaza të Dick Marty dhe Carla del Ponte për krimet e luftës së UÇK-së kundër Serbisë dhe për akuzat e ngritura ndaj tyre me të ashtuquajturën Shtëpi të Verdhë në Gurrë të Matit.

Basha u inkuadrua në radhët e hetuesve ndërkombëtarë të UNMIK-ut, me qëllim për të hulumtuar gjoja krimet që kishin kryer pjesëtarët e UÇK-së kundër kolaboracionistëve shqipfolës dhe kundër serbëve në përgjithësi. Edhe pse Basha me disa të tjerë e kanë mohuar këtë shërbim që iu kanë bërë UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës, Karla del Pontes dhe Dick Marty-t shumë fakte flasin se ai ka bashkëpunuar. 

Në këtë grup miqsh, hetuesish dhe përkthyesish të UNMIK-ut, përveç Lulzim Bashës bënin pjesë edhe, Argita Berisha-Malltezi, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha, i shoqi, Jamarbër Malltezi, si edhe kunati i vetë Bashës, Erion Isufi.

Një gjë e tillë përmendet në artikullin e gazetares Lindita Çela në prill të 2011, ku me anë të dëshmitarëve faktohet roli i Bashës në këtë hetim të ndërkombëtarëve për të gjetur ‘viktimat’ e Shtëpisë së Verdhë.

 Një nga dokumentet e UNMIK’ut, ku figuron emri i Lulzim Bashës!

Basha rezulton se ka qenë pjesë e grupit që ndërtoi dosjen për Fatmir Limajn, për Haradin Balën dhe Isak Musliun! Përkthimet për pjesëtarët e kësaj zyre kanë nisur nga hetimet e Fatmir Limajt e deri tek “Shtëpia e Verdhë” në Kukës. Antropologu peruan Jose Pablo Baraybar, që ka qenë pjesë e ekipeve hetimore, është shprehur publikisht se Basha ka qenë përkthyes gjatë hetimit të çështjes së “Shtëpisë së Verdhë”, që ka rezultuar në deklaratat famëkeqe të ish-kryeprokurores Carla Del Pontes dhe tek raporti i Dick Marty’t,  por që sipas këtij artikulli të gazetares Çela, Lulzim Basha e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë publikisht se nuk ka qenë kurrë përkthyes për këtë çështje.

Hetimet për Daut Haradinajn

Në rastin e Daut Haradinajt çështja është më pak e njohur për publikun shqiptar. Daut Haradinaj, vëllai më i ri i Ramush Haradinajt, ka qenë një prej komandantëve të parë të UÇK-së, i angazhuar në luftë që prej fillimit të organizimit të UÇK-së, bashkë me Adem Jasharin, Rexhep Selimin, Abedin Rexhën etj.

Daut Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së për zonën e Dukagjinit, një prej njerëzve më të respektuar për atë që ka bërë gjatë luftës në Kosovë, një prej luftëtarëve më heroikë. Por në 2002, si pasojë e një hetimi të gjatë të Departamentit për Drejtësi të UNMIK-ut, Daut Haradinaj, së bashku me katër luftëtarë të tjerë dërgohen në burg, për krime gjatë luftës. Në përkthimin e dëshmive të tyre, si edhe në përpilimin e dosjes. Daut Haradinaj, si pasojë e këtij procesi, u dënua dhe bëri tre vjet burg në Kosovë, për të dalë më pas nga burgu edhe më i rehabilituar, duke u bërë kohët e fundit deputet në Kuvendin e Kosovës.

Pavarësisht se njeriu që drejton sot opozitën shqiptare i ka mohuar këto fakte, ka pasur një sërë personash që kanë faktuar rolin e Bashës në këtë hetim ndërkombëtar të UNMIK. Tefik Gashi, edhe ai pjesëtar i ekipeve që kanë marrë pjesë në hetim, dëshmon për praninë e Bashës në hetimet në fjalë. Një tjetër konfirmim erdhi dhe nga Human Rights Watch, përmes përfaqësuesit të tyre të asaj kohe, Fred Abrahams.

Në një deklaratë publike të kësaj organizate ndërkombëtare Abrahams pohon se Basha ka qenë në dijeni të hetimit, edhe pse në deklaratat e tij Basha tha se s’ka dëgjuar kurrë për këtë hetim. “Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë”, – tha Abrahams në deklaratën e tij publike.

Basha pretendon se ka punuar vetëm si ekspert për tranzicionin e Zyrës Ligjore të UNMIK-ut drejt Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, edhe pse CV-ja e tij tregon që ka qenë i angazhuar edhe si përkthyes e si oficer ligjor (jurist) pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi dhe UNMIK-ut./ Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore