Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dosja 102 e SPAK/ Kush janë dy femrat e trafikut të 400 kg drogë me destinacion Greqinë

Dosja 102 e SPAK/ Kush janë dy femrat e trafikut të 400 kg drogë

Në një çështje droge, SPAK ka hetuar dhe mbyllur veprimet hetimore për jo një, apo dy persona. Por për plot 21 të pandehur, thuajse sa dy skuadra futbolli. Tashmë dosja që mban numrin 102 dhe e regjistruar në Prokurorinë Speciale është mbyllur dhe ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Por, mes të pandehurve janë edhe dy femra, që drejtonin dhe organizonin grupin e strukturuar kriminal. Sara Hatia dhe Jonida Jorgji janë dy të hetuarat e dosjes, që tashmë do të gjykohet.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka përfunduar hetimet paraprake.

Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit Aleks Nanaj, Petrit Nanaj, Kejdi Sadushi, Armand Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Emiljant Lamkollari, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Jonida Jorgji, Sara Hatia, Odise Ymeri, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Aleks Likaj, Donaldo Nela, Artan Hoxha, Andrea Caca dhe Pashk Syla.

Të 21 këta persona akuzohen për veprat penale të “Trafikimit të Narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunimin e veçantë të “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 283/a, 283, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet kanë evidentuar se një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek.

Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë. Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal është bashkëpunuar ngushtë me Autoritetet Greke duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e hetimeve në të njëjtën kohë.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur që në territorin grek të sekuestrohen në disa raste lëndë narkotike, në total është bërë e mundur të sekustrohet një sasi prej mbi 400 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”. Gjithashtu në Greqi janë arrestuar dhe proceduar të paktën 14 persona, mes të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe shtetas grek.

Ndërsa në Shqipëri, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të sekuestrohet në 4 raste lëndë narkotike me peshë në total 280 kg “Cannabis sativa”.

Për t’u theksuar është fakti se krahas personave të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të arrestohen dhe procedohen penalisht nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Durrës, Sarandë, Fier dhe Elbasan edhe 12 persona të tjerë. Hetimet vazhdojnë edhe për persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore