Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

DOKUMENTI/ Rrahën nënën e dëshmorit të UÇK në Pejë, iu hiqet licenca Aurona Pelajt dhe tri infermiereve…

DOKUMENTI/ Rrahën nënën e dëshmorit të UÇK

Infermieres Aurona Pelaj dhe dy infemiereve të tjera që rrahën nënën e dëshmorit Taulant Nuraj në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë, u është hequr licenca.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një njoftimi ku thuhet se licenca u është tërhequr Aurona Pelajt, Altina Rexhepit, Giltiana Nezirit si dhe Remzije Kuqi-Gashit.

DOKUMENTI/ Rrahën nënën e dëshmorit të UÇK

“Sot u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur ditën e djeshme, në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve ‘Orenda’ në Pejë, në të cilin u nxorr vendim për tërheqje të Licencës dhe fshirjen e Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i OIK për anëtarët:

1.Aurona Pelaj me numër të anëtarësisë OIK-1033/22, profili shëndetësor “Bachelor i Shkencave në Infermieri” numër të licencës KO-37133/A-06-20;

2.Altina Rexhepi me numër të anëtarësisë OIK-279/21, profili shëndetësor “Bachelor i Mamisë” me numër të licencës KO-32611/A-06-1;

3.Giltiana Neziri me numër të anëtarësisë OIK-1376/19, profili shëndetësorë “Infermiere e Përgjithshme”;

4.Remzije Kuqi – Gashi me numër të anëtarësisë OIK-7262/18, profili shëndetësorë “Teknik i Mjekësisë” me numër të licencës KO-27194/A-05-20”, thuhet në njoftim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore