Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dokumenti/ LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokalë

Dokumenti/ LSI  kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar në SPAK ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin, i cili njëherësh është edhe shefi i shtabit politik të PS-së për qarkun e Korçës.

Padia është depozituar nga numri dy i LSI-së, sekretari i përgjithshëm i kësaj force, Endrit Braimllari. Akuzat e paraqitur ndaj ministrit janë për veprat penale “Shpërdorim të detyrës” dhe “Përdorimi i funksionit publik pëër veprimtari politike ose zgjedhore”. 

Veç Peleshit, LSI ka bërë kallëzim edhe ndaj zyrtarëve lokalë si Petrika Tollkuçi, drejtori i Fondit Rajonal të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; Artur Qiramixhi, Drejtor i OSHEE Korçë dhe Ilir Bajlozi, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të këtij qyteti.

Sipas dokumentit të padisë të siguruar nga Gazeta Shqip theksohet se këto persona ushtrojnë funksione publike, por prej kohësh e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden, duke filluar që nga zyra e tyre ku e ushtrojnë detyrën.

Veprimtaria e tyre sipas këtij kallëzimi bie ndesh me Kodin Penal. “Kërkojmë nisjen e procedimit penal në ngarkim të shtetasve Niko Peleshi, Petrika Tollkuçi, Artur Qiramixhi dhe Ilir Bajlozi dhe marrjen e tyre si të pandehur pëër kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale këto të parashikuara nga neni 248 dhe 238/a i KoditPenal të Republikës së Shqipërisë. Një ditë më parë Braimllari i ftuar në studion e “Breaking” në Top Neës e denoncoi veprimet e ministrit Peleshi, ku së bashku me zyrtarët e tjerë po bënin fushatë për PS-në.

“Peleshi është i braktisur nga socialistët e ndershëm të Korçës. Kemi drejtorin e OSHEE-së që urdhëron elektricistët të bëjnë fushatë për Peleshin. Kam fakte dhe në ditët në vijim do të tregoj skemën e Peleshit që është në dëm të qytetarëve të Korçës. I kapur në panik nga rritja e madhe e LSI, ka dalë nga qetësia e tij dhe ka urdhëruar që të shkojnë derë më derë, që më para në dorë të blejnë votën”, tha Braimllari në “Breaking”.

Dokumenti/ LSI  kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3

Dokumenti/ LSI  kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore