Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Do vrisja familjen time nëse..."/ Përplasi për vdekje 7-vjeçares, Arjan Tase zbulon si ndodhi tragjedia e Potamit

"Do vrisja familjen time nëse..."/ Përplasi për vdekje

Dëshmi të tjera të Arjan Tases janë zbardhur së fundmi nga mediat në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e martë në Potam.

Siç e përmëndëm edhe më herët, Tase i ka kërkuar falje policisë dhe i ka shprehur ngushëllimet familjes së të miturës.

Efektivi i policisë e quan një fat të keq ngjarjen që ndodhi duke harruar se ai kishte shkelur ligjin duke futur skafin në një zonë që është vetëm për qytetarët.

Sipas tij, manovra, që ka sjellë vrasjen e vajzës 7 vjeç, është bërë pasi në anën tjetër ishte familja e tij. Tase thotë se nëse do ishte kthyer skafi në anën e kundërt do të vriste familjen e tij.

"Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time," tregon ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore