Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Do kthejmë kriminelët shqiptarë”! Marrëveshja e Priti Patel me ministrin Çuçi, nuk pritet mirë

“Do kthejmë kriminelët shqiptarë”! Marrëveshja e

Priti Patel, sekretare shteti në Ministrinë e Brendshme angleze Home Office, ka publikuar në Facebook një video mesazh, ku jep detaje përse e zhvilloi dhe çfarë arriti gjatë vizitës në Tiranë, ku nënshkroi një marrëveshje tema kryesore ishte përshpejtimi i dëbimit të shqiptarëve ilegal dhe atyre të dënuar për krime në Britaninë e Madhe.

Ajo shton edhe më tej se marrëveshja ka si qëllim ripranim të shtetasve të huaj që kanë kryer vepra penale dhe kthimin e kriminelëve në Shqipëri

“Kjo marrëveshje kthimi është marrëveshje historike, është shumë e rëndësishme, është një fakt që ne kemi shumë shqiptarë në burgjet tona dhe sigurisht që është objektivi ynë si qeveri që të bëjmë gjithçka që ne mundemi për tu siguruar që t’i largojmë. Jam takuar me Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin e Shqipërisë për të folur rreth operacionit tonë bilateral në çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, por gjithashtu me kthime dhe ripranim të shtetasve të huaj që kanë kryer vepra penale dhe kthimin e kriminelëve në Shqipëri”, tha minitrja Britanike.

Por duket se kjo marrëveshje nuk është pritur mirë nga shqiptarët që jetojnë në Londër,  pasi kjo i  dëmton ato. Një shqiptar ka komentuar në “facebook” e ministres Patel ku shkruan se është e trishtueshme të shohësh sikur shqiptarët të jenë problemi këtu.

Më lejoni t'ju kujtoj zonja ministyre  se shqiptarët janë evropianë.Shqipëria është e vendosur gjeografikisht në hartën e Evropës dhe popullsia e shqiptarëve është 2.4 milion njerëz.

Edhe nëse e gjithë popullsia shqiptare zhvendoset këtu në, Mbretërinë e Bashkuar, ajo ndoshta nuk do të ketë ndikim dhe do të ketë akoma më shumë Indianë që vijnë në Mbretërinë e Bashkuae.

Nuk ka evropianë të paligjshëm në Evropë. Merre mirë. Dhe mos i hiqni  paratë e takasa-paguesve duke bërë një punë të padobishme joproduktive, ndërsa ne të tjerët duhet të paguajmë të gjitha kursimet tona vetëm që të mund t'i bëjmë fëmijët tanë të shohin gjyshërit," shkruan shqiptari.

Ndërkohë ministrja Patel ka bërë publike dokumentin se si do ndiqet rruga për të larguar emigrantët nga e paligjshëm shqiptarë nga Britania e Madhe.

“Do kthejmë kriminelët shqiptarë”! Marrëveshja e

Patel në postimin e saj shkruan se "ne jemi duke shpejtuar largimin e kriminelëve të huaj të rrezikshëm për të mbrojtur popullin britanik.Deri më tani këtë vit, mbi 1.000 kriminelë të huaj janë deportuar, me më shumë që janë larguar çdo javë.Kjo do të thotë marrëveshja jonë e largimeve", shkruan Patel.

Po plani i Shqipërisë për ti pritur këto "kriminelë" cili është, Britania ka politikë largimin e tyre po Shqipëria si do ti riatdhesoj, kjo marrëveshje është e mirë për Britanikët dhe mister për Shqiptarët./Gazeta Shqip

Plani i Britanisë së madhe për largimin e emigrantëve!

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore