Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Do i shkatërroj..."/ Elvis Demçe donte të vriste me anti-tank biznesmenin italian

"Do i shkatërroj..."/ Elvis Demçe donte të vriste me

I vetëshpalluri "Zoti i Drogës" në Romë, shqiptari Elvis Demçe, donte të vriste Tonino Lucianin dhe partneren e tij Ariosto Pasquazzi, të dy me interesa në një kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese.

Dhe për ta bërë këtë, ai kishte punësuar një njeri të besuar për të blerë “një bazukë (anti-tank për t’u përdorur kundër shtëpisë së Lucianëve”.

La Repubblica , shkruan se biznesmeni dhe partnerja e tij kishin përfunduar në sferën e bandës që u shkatërrua në janarin e kaluar nga karabinierët. Sipas asaj që u dekriptua nga serveri Sky Etc, ata donin t’i rrëmbenin ose qëllonin shtëpinë e tyre.

“Po kur po i rrahim këta të padenjë?”, pyeti Demçe Francesko “Bigis” Bastianelli, një nga njerëzit e tij të besuar, duke postuar edhe fotot e dy sipërmarrësve në chat.

Ishte janari i vitit 2021 kur Demçe shprehu planet e tij: “Fra’, unë jam këtu me emër dhe mbiemër… që t’i heqim familjen dhe ta lëmë të zbresët. Duhet t’i heqim të paktën 500 mijë euro”.

Siç shkruan gazeta në të njëjtin shkrim, muajin pasardhës “Demçe e njofton Bastianellin për ngarkesën e armëve që ka kryer nga furnitorët kalabrezë dhe shton se nesër do të mbërrijnë dhe do të jenë në dispozicion të grupit”.

Ndër armët e pranishme në fotot që shkëmbejnë janë M16, Ak47, pistoleta dhe bazuka për t’u përdorur kundër shtëpisë së Luçianit.

Demce pranoi blerjen dhe tjetri u përgjigj duke specifikuar : “Nesër më sjellin ak74 dhe bazuka të tjera”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore