Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Dje u morën peng/ Përfundojnë në pranga dy vëllezërit Beqiri, ishin porositur për të vrarë...

Dje u morën peng/ Përfundojnë në pranga dy

Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiri janë arrestuar ditën e sotme pas një urdhri nga prokuroria e Durrësit, nën akuzë për vrasje të mbetur në tentative ndaj Aleksandër Lahos,i njohur ndryshe  si ‘Rrumit’.

Nga ana tjetër dy vëllezërit akuzohen se janë porositur nga Kasandër Noga, për të vrarë Geron Hasanbelliut.megjithatë, dyshohet se ata kanë dyshuar, dhe ekzekutimin e Hasanbelliut e ka marrë një grup tjetër, duke vrarë gabimisht kamerierin Erion (Adriatik) Çela dhe plagosën 4 të tjerë.

Mësohet se hetimi nisi pas pengmarrjes së vëllezërve nga ana e Agron Bejdollit, i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente.

Dy vëllezërit dyshohet se po e spiunonin Rrumin dhe e kishin vënë në shënjestër për ta vrarë, ndaj edhe ka organizuar pengmarrjen e tyre.

Kujtojmë se vëllezërit Beqiraj janë me precedentë të mëparshëm penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore