Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Djalin ia vranë në tavolinë duke pirë kafe, babai i Arjan Gosës: Nuk do hakmerremi, çështja në dorë të drejtësisë

Djalin ia vranë në tavolinë duke pirë kafe, babai i Arjan

Babai i dy vëllezërve të vrarë në Kavajë, Edmond dhe Arian Gosa ka deklaruar se nuk do të hakmerret ndaj familjes Rexha pas vrasjes së djalit të dytë. 

Nga burimet për mediat mësohet se ai ka deklaruar se çështjen do ia lërë në dorë drejtësisë dhe se nuk do të vazhdonte gjakmarrjen. Gjithashtu i moshuari ka mohuar se djali i tij ka deklaruar se do i shuante familjen Rexha, por tha se me dorëzimin e tij në polici, do lërë drejtësinë të bëj punën e saj.

Kujtojmë se vrasja ndodhi disa ditë më parë në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij.

Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi.

Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore