Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dita kur George W. Bush u bë vërtet President

Dita kur George W. Bush u bë vërtet President
George W. Bush
momenti kur njoftohet për sulmet terroriste të 11 shtatorit

Njeriu që i dha lajmin Presidentit George W.Bush se “Amerika ishte nën sulm”, më 11 shtator, thotë se ka një rrezik që amerikanët të harrojnë rëndësinë dhe domethënien e atyre sulmeve.

Andrew Card, që ishte shefi i shtabit të Presidentit Bush në 2001 kishte përgjegjësinë e kalimit të lajmit të dramës që po luhej në Nju Jork te komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura. në atë ditë, Bush ndodhej në një shkollë fillore në Sarasota të Floridas.

“Në kohën që ai u ul në vendin e tij në një klasë dhe nisi të lexojë librin “Keci”, informacioni i gabuar se një avion i vogël kishte goditur Qendrën Botërore të Tregtisë kishte mbërritur.

Minuta më vonë e gjithë panorama e tragjedisë u bë më e qartë dhe Card hyri në dhomë dhe i psherëtiu diçka në vesh Presidentit. Imazhet nga ai moment u bënë ikonike më vonë.

“Vendosa t’i paraqes dy fakte për t’i dhënë një koment të plotë. Mendova se çfarë do t’i thosha dhe më pas hapa derën e klasës, hyra brenda dhe iu drejtova Presidentit. U përkulla pak dhe nisa t’i pëshpëris në veshin e djathtë. “Një avion i dytë goditi kullën e dytë, Amerika është nën sulm”. Pashë Presidentin dhe sinqerisht besoj se ai po mendonte për barrën që kishte pranuar kur u betua në zyrë. Më pëlqen ta them se ky ishte momenti kur ai u bë President”, thotë Card.

Presidenti vijoi edhe për disa momente duke lexuar pjesë të librit.

“Më bëri përshtypje se nuk përcolli ndjesinë e frikës e panikut të fëmijët. E fshehur frikën e panikun, që do të kënaqte terroristët kudo në botë”, kujton ai.

Por, teksa Amerika reflekton domethënien e sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe se si ato e ndryshuan vendin dhe botë, Card është i shqetësuar se mësimet e asaj dite po harrohen.

“Gjithmonë kam pasur frikën se do të harrohet. Mendo se është lënë në hie nga ngjarjet e Afganistanit muajin e kaluar”, shprehet Card.

Tërheqja nga lufta në Afganistan, që filloi pak javë para 20-vjetorit të sulmeve terroriste është një hap pas.

“Ata që harrojnë sulmet e 11 shtatorit janë të destinuar që përjetojnë një tragjedi tjetër në të ardhmen”, shkroi Condolezza Rice, që në atë kohë ishte këshilltare e sigurisë e Presidentit Bush.

“Në përvjetore zgjohem gjithmonë me idenë për të mbajtur premtimin e bërë atë kohë, se nuk do të harrojmë kurrë”, deklaron Card, duke mbrojtur Presidentin Bush dhe kritikat që pasuan sulmet terroriste ndaj tij.

“Presidenti po ndiqte këshillat në bazë të informacioneve që i jepnin shërbimet e inteligjencës”, zbulon Card, duke nënkuptuar vendimin për të ndërhyrë në Irak ushtarakisht.

Sot, një e treta e amerikanëve ose ishte fëmijë, ose nuk kishin lindur ende në kohën e atyre sulmeve dhe tragjedinë e kanë përjetuar vetëm përmes lajmeve dhe librave.

“Mua më përndjekin imazhet e 11 shtatorit dhe dua që edhe njerëzit e tjerë të ndejnë respekt, jo frikë, për ata që vdiqën. E mbaj mend 11 shtatorin çdo ditë. Për mua nuk ka ndodhur 20 vite më parë! Ka ndodhur dje”, kujton ish shefi i shtabit të Presidentit Bush.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore