Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dita e Rinisë, pas 31 vitesh çdo gjë ka ndryshuar vetëm politikanët JO

Dita e Rinisë, pas 31 vitesh çdo gjë ka ndryshuar vetëm

Tiranë- Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur.
Çdo gjë ka ndryshuar në Shqipëri vetëm politika jo, të njëjtët politikan që në ato vite thërrisni me protesta masive se jemi në demokraci. Të njëjtët edhe sot pas 30 vitesh dalin dhe thërrasin se do rikthejmë demokracinë.

Kjo politikë e sotme ka ndërruar vetëm maskën, pasi ajo edhe më shumë se ajo e së kaluarës po e përdor edhe shoqërinë, edhe shtetin si vegla e mjete për realizimin e objektivave të veta personale të pushtetit, autoritetit, luksit dhe sidomos për pasurimit e vet.

A ra komunizmi në Shqipëri apo thjesht ishte një metamorfozë, për të mashtruar popullin?!

Realiteti 31 vjeçar në Shqipëri e verteton këtë pyetje konstatuese, pasi demokracia e pas viteve ’90 në Shqiperi ishte një metamorfozë, mutacion apo një ndryshim i maskuar demokratik, ndërrim i maskës së pushtetit. Dhe pse? Sepse: së pari: politikën, partitë, shoqatat e ndryshme të shoqërisë civile,universitetet madje ranë në dorë të njerëzve të etur për pushtet dhe para./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore