Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dilemat e ndryshimeve në qeveri të Asamblesë të PS-së që mblidhet në Elbasan

Dilemat e ndryshimeve në qeveri të Asamblesë të PS-së

Dy kalendarë të rëndësishëm politikë janë përputhur që lidhen me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, që kanë marrë shkas edhe nga jehona e zgjedhjeve në rajon.

Presidenti Ilir Meta ka thirrur krerët e partive për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit, ndërkohë Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare ku pritet të ketë një sinjal politik nga qeverisja.

Ndërsa Meta do të vendosë një kalendar zgjedhor, i cili do të jetë si ajo postoleta shënuese në një kampionat atletike ku nis gara, PS mbledh forumin më të lartë pas një paralajmërimi për disa ndryshime.

Të cilët janë folur shumë, por edhe ka një traditë në mazhorancën socialiste. Katër vjet më parë, Partia Socialiste kreu një manovër elektorale ku ndryshoi një pjesë të qeverisë me argumentimin se një pjesë të ministrave do ti dërgojë si krerë qarqesh, pra për të forcuar politikisht partinë.

Cila do të jetë manovra e Ramës, në dritën e datës së zgjedhjeve që do të shpallë Presidenti Ilir Meta? Është folur deri tani që Rama do të bëjë ndryshime radikale që nga arsimi, ministria e Jashtme, ku Shahini e Cakaj do të kthehen në Kosovë, ndërkohë që është folur edhe për dikastere të tjera.

Nëse përsëritet precedenti i krerëve të qarqeve, pritet që “fshesa” të prekë edhe dikasterë të rëndësishme që nga i Brendshmi, apo Ekonomia e Mbrojtja. Realisht një rifreskim elektoral, duket se po flitet prej kohësh në strukturat socialiste, ku po diskutohet për një lëvizje më shumë politike në lidhje me përfaqësimin elektoral.

Por ky aspekt, nuk duket një operacion i thjeshtë, pasi Ilir Meta, ka treguar se nuk dekreton thjesht propozimet e Kryeministrit por i është futur disa herë edhe çështjes së brendshme, duke shkaktuar edhe përplasje si isntitucionale, ashtu edhe politike.

Meta, një vit më parë refuzoi për të dekretuar Sandër Lleshin si Ministër i Brendshëm që më pas u rimenduar, dhe nuk e dekretoi Gent Cakajn si ministër i Jashtëm.

Megjithatë, sinjali politik që do të sjellë Asambleja e PS-së së Elbasanit do të tregojë rrugën e mesazhit politik elektoral që PS-ja do të dalë në fushatë.

Nëse nuk do të ndryshojë gjë, atëherë, ka shumë gjasa që të përballet me luftën politike të mos ndryshimit nga opozita, dhe nëse ndryshon drastikisht kabinetin, mund të përballet me sulmin ndaj figurave të reja.

Në të dy rastet, mazhorancës nuk do t’i kursehet përplasja politike. Veç në publik, logjika e ujit të ndenjur kushton më shumë se lëvizja. Në kohën e protestave të studentëve, Rama siç duket e kuptoi më mirë dhe ndryshoi gjysmën e kabinetit, ç’ka i siguroi një paqe të zgjatur.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore