Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Dil jashtë, vaksinohu”! A do ti përjashtojë “zysha”, nga parlamenti deputetët “rebelë”?!

“Dil jashtë, vaksinohu”! A do ti përjashtojë

Nesër mblidhet kuvendi i ri parlamentar ku deputetët do të ulen disa për herë të parë në ulëset e kuvendit të Shqipërisë. Dita e nesërme do jetë e tyre fokusi kryesor do jetë tek ta kamerat, aparatet telefonike mediat do të kenë si synim të kapin ndonjë detaj për ta bër lajm. Situata me korona virusin duket se nuk po qetësohet por po agravon së tepërmi dhe masat sa vijnë e po shtrëngohen.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi u bëri një apel mësuesve dhe nxënësve që të vaksinohen brenda afatit të përcaktuar.

Kushi tha se pjesa më e madhe e mësuesve në të gjithë vendin janë vaksinuar, ndërsa ndau një statistikë të të prekurve me COVID që marrin trajtim spitalor. Kushi nënvizoi se 95% e atyre që janë në gjendje të rëndë janë të pavaksinuar.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, apeloi për vaksinim, duke i konsideruar shqetësuese shifrat në rritje të infektimeve nga varianti Delta.

“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Në Spitalin “Covid 1” janë pothuaj 100 të shtruar, 17 prej tyre në terapi intensive. Janë shumë më pak se sa në rajon, edhe falë shpejtësisë me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv, por janë shumë sidoqoftë po të kemi parasysh se jemi ende në gusht.Mjekët më kanë raportuar gjatë gjithë kësaj periudhe se, numri i të pavaksinuarve, është sa 95% e totalit të shtrimeve.

Pra është fare e qartë se kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht, ndërsa përqindja fare e ulët e të vaksinuarve që preken është sidoqoftë shumë më e mbrojtur nga përkeqësimi fatal i sëmundjes”, u shpreh Manastirliu.

Pyetja që drejtohet tani, a janë vaksinuar deputetët e parlamentit?

Të jesh deputet do të thotë të jesh fytyra perfekte e votuesve të tu, tit ë jesh imazhi i njeriut i cili i zbaton masat dhe rregullat qytetari model. Deputet tanë tashme do jenë duke bërë gati kush kollaren kush vustanin dhe askush se ka mendjen tek vaksinimi.

Por në krye të kuvendit është zgjedhur një grua Lindita Nikolla e cila e cila në profesionin e saj është mësuese. Sipas burimeve të gazetës Shqip shumica e deputetëve janë të pa vaksinuar. Nesë do ta marrim vesh nëse “zysha” e parlamentit do ti ndëshkojë deputetët rebelë duke i nxjerrë nga salla. Nesër do e marrim vesh deri atëherë na mbetet të presim./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore