Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dietat në polici, ministria refuzon ti paguajë prej 10 muajsh, justifikohet me mungesë fondesh

Dietat në polici, ministria refuzon ti paguajë prej 10 muajsh,

Prej muajit janar të këtij viti, ministria e Brendshme nuk po paguan dietat për forcat e policisë gjatë shërbimeve të tyre jashtë punës.

Sipas një prononcimi për gazetën “Shqip”, kreu i sindikatës së policisë, Sadedin Fishta tha se deri më tani sipas përllogaritjeve të bëra, çdo efektiv policie është në borxh gati 2 mln lekë, pasi shpenzimet e kryera në shërbime janë paguar me fondet e tyre.

“Nëse do të përllogaritnim shumën totale të borxheve të gjithë efektivave të policisë janë afro 400 mln lekë që ministria e Brendshme duhet të kishte shpërndarë për dietat e forcave të policisë të papaguara deri më tani”, tha Fishta.

Por duket se deri në fund të vitit nuk ka asnjë shpresë që dietat të paguhen. Ndonëse është e parashikuar në ligjin e ri “Për Policinë” të vitit 2014 që punonjësi i policisë përfiton dieta në rast të shërbimeve jashtë vendbanimit, duket se ligji ekziston vetëm në letër.

Kreu i Sindikatës së Policisë tha për “Shqip” se drejtuesit e ministrisë së Brendshme justifikohen me faktin se nuk kanë buxhet të përcaktuar për pagesat e dietave për vitin 2020.

“Punonjësit e policisë janë ata që u përballën gjatë fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit, duke qëndruar pranë qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti. Forcat e policisë ishin në gatishmëri të lartë edhe gjatë periudhës së karantinës kur vendi u izolua nga pandemia e koronavirusit. Të mos zbatosh një të drejtë që buron nga ligji, është padrejtësi dhe mungesë e plotë e respektit për punën e tyre”, tha Fishta.

Sindikata i bën thirrje ministrisë së Brendshme të respektojë ligjin dhe të paguajë punonjësit e saj brenda vitit pasi të gjitha shpenzimet e kryera deri më tani për shërbimet e tyre janë fatura që kanë prekur ekonomitë familjare të 13 mijë uniformave blu.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore