Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dialogu me Serbinë, Albin Kurti akuzohet për hipokrizi

Dialogu me Serbinë, Albin Kurti akuzohet për hipokrizi

Albin Kurti pritet që të ulet brenda këtij muaji në tryezë me Aleksandër Vuçiç, të cilin para se të vinte në pushtet e akuzonte si “kriminel lufte” dhe “ministër të Millosheviçit” me të cilin nuk do të dialogonte asnjëherë pa vendosur reciprocitetin.

Por, tashmë në krye të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka zbutur qëndrimet e tij. Për reciprocitetin tha se nuk ka hequr dorë, por e ka shtyrë atë në kohë, ka pranuar uljen në dialog me Serbinë dhe ka ndryshuar termin nga “Zajednicë” në “Asosacion” në lidhje me një nga pikat më të debatuara të dialogut, atë për ngritjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Publikisht Kurti është i bindur se nuk ka hequr dorë nga asnjë prej premtimeve parazgjedhore në lidhje me dialogun me Serbinë, por një fjali e Miroslav Lajçak pas takimit me të vuri në mëdyshje qëndrimin që po mban Kryeministri i Kosovës në takim me ndërkombëtarët.

“Nuk është me rëndësi se çfarë flasin politikanët pas takimit, me rëndësi është se çfarë flasin kur janë në takim”, tha ai.

Kjo fjali e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ulja në dialog e Kurtit me Vuçiç, duke “hequr dorë” nga shumë premtime të bëra para zgjedhjeve po nxisin në Kosovë akuzat ndaj tij për hipokrizi.

Kurti akuzohet se nuk po viziton më familjarët e UÇK-së para nisjes së dialogut, madje akuzohet se shkoi përtej kësaj pasi përmes ministres së tij të Jashtme, Donika Gërvalla flet për krime të UÇK-së pas luftës për Çlirim.

Kurti flet gjithashtu për një dialog të ri me Serbinë, por edhe kjo deklaratë e tij u rrëzua nga Brukseli, që tha se dialogu mes të dyja palëve do të rinisë aty ku është ndërprerë.

Të gjitha këto dhe deklarata optimiste e Aleksandër Vuçiç nga Beogradi pas takimit që pati me Miroslav Lajçak dhe Mattheë Palmer tregojnë se Albin Kurti jo vetëm nuk ja ka dalë mbanë që të nisë një dialog të ri me Serbinë, siç e quante si të barabartë në tryezë, por as ja ka dalë mbanë që të ndryshojë ndonjë kusht thelbësor të procesit ekzistues të këtij dialogu, të lënë nga qeveria e Abdullah Hotit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore