Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

DETAJE/ Vrasja në Shkodër, djali i viktimës dyshohet si një prej atentatorëve të sulmit ndaj Alban Brucit, çfarë kërkoi ditë më parë

DETAJE/ Vrasja në Shkodër, djali i viktimës dyshohet si një

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen “Dobrac” të Shkodrës. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur pranë ish-shkollës veterinare.

Gazeta Shqip mëson se Ismet Çekorja ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Ndaj tij u qëllua disa herë duke e lënë të vdekur.

Pak ditë më parë, ai doli në një konferencë për mediat ku kërkonte nga shteti drejtësi, pasi sipas  tij, djali i tij, i shpallur në kërkim për plagosje, ishte i pafajshëm.

Djali i tij, Bajrak Cekorja, u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes së 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë por shpëtoi pa marrë asnjë plagë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore