
Detaje tronditëse nga Vlora/ 38-vjeçari i maskuar hyri me çifte në banesë, përdhunoi vajzën 17-vjeçare
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë, ku një 38-vjeçar mori peng për rreth 4 orë një familje.
38-vjeçari Vitrin Çobaj që lidhi çiftin dhe izoloi fëmijët kishte vendosur maskë të kuqe kur hyri në banesë ndërsa mbante në dorë një armë çifte, me të cilën kërcënoi familjen në fshatin Brataj, Selenicë.
Kryefamiljari tregon se grabitësi me maskë të kuqe i kërcënoi me një çifte dhe thikë. Ai tentoi të abuzonte seksualisht me gruan, por arriti të përdhunonte vajzën 17 vjeçe, e cila ka probleme me shikimin.
38-vjeçari një ditë më parë u shtir si kasap dhe i bleu një viç familjes, paratë të cilat më pas i grabiti.
Njëra nga vajzat, 15 vjeç arriti të dilte nga shtëpia dhe të kërkonte ndihmë në qendër të fshatit, e cila është 30 minuta nga shtëpia e tyre.
“Në orën 6 të mëngjesit ka qenë një person me maskë, jam nisur për në banesë, ai kishte arritur në banesë më parë se ne dhe ishte futur në dhomën e fëmijëve, më pas më ka ulur në tokë me armë, kishte një çifte. Aty ishin 5 fëmijë se e madhja po flinte. U tremb djali dhe iku pas shtëpisë, ai u tha mbylli derën fëmijëve, dhe më tha ulu tek shkalla. I tha bashkëshortes ik bëj një kafe, i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm, e provoji bashkëshortja dhe e piu. Më pas erdhi brenda ai me maskë. Më tha futu brenda më ka shtrirë përmbys dhe më ka lidhur me litar. Ia dha litarin bashkëshortes lidhe zotërinë i tha, ai kishte maskë të kuqe. Pasi më lidhi bashkëshortja tek hekuri i krevatit dhe më pas lidhi bashkëshorten dhe më tha nuk do bëni gëk mëk. Më pas shkoi tek dhoma e fëmijëve dhe çupa që është 15 vjeç iku me vrap, vajza e dytë më e vogla, ajo iku dhe shkoi të lajmëronte policinë, shtëpinë unë e kam gjysmë orë larg nga qendra e fshatit. Ai erdhi tek dhoma dhe më tha që ka ik vajza. Unë e njoha se një ditë më parë erdhi si kasap që do blinte një viç, më bleu viçin. Ai ka marrë lekët tek çanta që shita viçin, i tha gruas zhvishu, e zhveshi në mes e poshtë dhe nuk kreu asnjë veprim. Atje mori çupën e pa dhe e çoi tek stalla e lopëve e kërcënoi me thikë dhe i tha mos bëj gëk se do të grij, unë kërkoj drejtësi”, tha babai.



E RËNDË! Vritet me thikë një person në Maliq, detajet e para
Historia e plotë >


Sot protestohet sërish për Jonadën! Qytetarët paralajmërojnë përshkallëzim
Historia e plotë >


Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EMRI/ 10-vjeçari u vra aksidentalisht me armë nga xhaxhai, dalin DETAJET...
Historia e plotë >
EMRAT/ U konfliktua me fqinjin dhe humbi jetën nga goditja me thikë, ja ...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet, ja sa do shitet karburanti nga sot

Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Vetëm Durrësi me zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%, më dobët bregdeti i Himarës
Aktualitet

TRAGJIKE në Shkodër! Po luante me armën, ndërron jetë 10-vjeçari
Historia e plotë >


