Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Detaje të RËNDA nga përdhunimi i së miturës/ Prindërit e 11-vjeçares ishin në spital kur u abuzua, dyshohet se …

Detaje të RËNDA nga përdhunimi i së miturës/

Ngjarja e rëndë, ku një 55 vjeçar abuzoi seksualisht me vajzen e mikut të tij ka ndodhur pasditen e djeshme.

Astrit Terolli, ishte mik dhe shok prej shumë vitesh me babanë e të miturës.

Në media mësohet se familja e vajzës e kishte lënë vetëm me 55-vjeçarin, për t’u kujdesur për të miturën, në banesën ku ai jetonte me qira në kryeqytet. Por, ai kurrë nuk do ta mendonte se shoku i tij më i mirë, do kthehej në përdhunuesin e vajzës së tij.

Mësohet gjithashtu se motra e viktimës, prej më shumë se një muaj ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Për ketë shkak ata shkonin shpesh në spital, ndërsa per tu kujdesur për vajzën babai ja kish besuar atë 55-vjeçarit Astrit Terollit, pa e ditur që ai do kthehej ne makthin e vajzës së tij.

Në momentin që në shtëpi ka qenë vetëm me të miturën ai ka abuzuar seksualisht me të. Kur prindërit e saj janë kthyer nga Spitali, ajo ka treguar çdo gjë që ndodhi.

Pedofili 55-vjeçar tashmë i arrestuar, ka mohuar akuzat, po ekspertiza paraprake ka dalë në përfundim se me vajzën është abuzuar seksualisht.

Ndërkohë ka dyshime që vajza të jetë abuzuar dhe herë te tjera pasi familjarët e saj e kanë lënë disa herë vetëm me abuzuesin, duke ja besuar vajzën të përkujdesej, pasi mujin e fundit shumicën e kohës e kalonin në spital tek vajza tjetër.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore