
DETAJE nga tragjedia në Fushë-Arrëz/ Si vdiqën njëra pas tjetrës 3 pjesëtaret e familjes Kola, i lënduar mbeti edhe djali (EMRAT)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Arrëz pasditen e sotme pasi 3 pjesëtaret e familjes Kola kanë ndërruar jetë.
Gjithçka nisi pasi vajza 15-vjeçare Emiljana Kola, u fut për t'u larë në dush, ku ka rënë në kontakt me energjinë e si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Pak sekonda më vonë të njëjtin fat do të kishte edhe motra e saj 18-vjeçare, Sidorela Kola, e cila shkoi me urgjencë për të parë se çfarë ndodhi me Emiljan dhe sapo ka prekur dorezën e dushit, ka ndërruar jetë edhe ajo.
Si të mos mjaftonte kjo, vrapoi drejt vajzave edhe e ëma e tyre 42-vjeçare, e cila sërish nga kontakti me energjinë ndërroi jetë.
I lënduar ka mbetur edhe djali i familjes, por falë trajtimit tani është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




