
Detaje nga përgjimet/ Fredi Beleri nuk u kap me para në dorë, kush ishin personat që “mbaronin” porositë
Detaje të reja janë zbuluar për shitjen e votave, që çuan në arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Bashkëpunëtori i drejtësisë që ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet, gjatë marrjes së parave ka bërë diskutim me ndihmësin e Belerit. Pasi është rënë dakord për 400 mijë lekë të vjetra për tetë persona, ai i ka thënë se ka gjetur edhe një votues të nëntë për të cilin ka kërkuar para.
Ndihmësi i Belerit nuk pranon për të dhënë para për votuesin e nëntë duke thënë “vetëm kaq sa kemi folur se me atë e kemi rregulluar vetë”.
Në fakt, thonë burimet e Anila Hoxhës, bashkëpunëtori i drejtësisë nuk ka folur me asnjëri nga tetë emrat që ju treguan në një nga takimet Fredi Belerit.
Dhe gjatë takimit ku ai u vonua si taktikë hetimore nga prokuroria dhe policia e Vlorës, në kohën që bashkëpuntori vonohet pak minuta, ndihmësi telefonon Belerin. Ky i fundit i kërkon të presë.
Paratë që jep ndihmësi i Belerit janë fiks sa bashkëpunëtori ra dakord në një takim me kandidatin.
Beleri nuk është kapur me para në dorë, por ndihmësi i tij, kështu që prokuroria i deklaroi Anila Hoxhës se ai megjithëse nuk i jep paratë është pjesë e planit për të blerë vota dhe për këtë dërgon ndihmësin e tij.
Anila Hoxha tha për Top Channel se sipas dosjes së hetimit rezulton që paratë për tetë vota u dhanë në një WC dhe se ky moment është vetëm me audio dhe jo i filmuar dhe me kamera sikurse takimet e tjera nën vëzhgim nga një grup i Policisë së Shtetit të dërguar nga Tirana.
Çdo veprim me bashkëpunëtorit e drejtësisë dhe për paratë është ndjekur me urdhra të Prokurorisë së Vlorës.
Ndërkohë që me shumë mundësi masa e sigurisë mund të zhvillohet nesër në gjykatën e Vlorës, sipas burimeve shumë të sigurta të gazetares Hoxha. Më tej pritet të shpallet mos kompetenca dhe dosja t’i kalojë SPAK.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >

U lirua sot nga burgu, flet për herë të parë Saimir Tahiri
Historia e plotë >

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >