Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Deputetët që u larguan nga Vlora, Agron Shehaj ndërron qark. PD lëviz Ristanin dhe heq tradhtarët

Deputetët që u larguan nga Vlora, Agron Shehaj ndërron qark. PD

Emrat e kandidatëve të Vlorës janë pritur me interes të veçantë, kjo për faktin se qarku jugor është më i vështiri për demokratët dhe e kanë pasur të vështirë që të marrin deputetë apo të mposhtin PS-në.

Në vitin 2017 PD-ja mori vetëm tre deputetë dhe bëri bujë faktin që nuk u zgjodh deputet, i katërti në listë që ishte sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Ndërsa i treti ishte aleati i PD-së, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Në listën e hedhur për votim për anëtarësinë e PD-së janë 39 emra bien në sy emra e larguar që nuk do të jenë sërish në këtë qark. Agron Shehaj, biznesmeni që iu bashkua PD-së katër vite më parë nuk do të jetë më kandidat për deputet në qarkun e Vlorës. Shehaj ishte i pari i listës së demokratëve në zgjedhjet e 2017-ës.

Gazeta “Shqip” kontaktoi me ish-deputetin demokrat në lidhje me mos prezencën e tij në listën e re të PD-së në Vlorë. “Nuk do të jem në Vlorë, do të kandidoj në një qark tjetër. Do të jem në Tiranë”, shprehet Shehaj për Gazeta “Shqip”.

Sakaq edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani nuk është përfshirë në listën aktuale që po votohet nga anëtarësia e demokratëve në qarkun e Vlorës.

Sipas burimeve të Gazeta “Shqip”, Ristani mund të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Ndërsa i kanë besuar sërish futjes së emrit të Nadire Meçorapaj, e cila dorëzoi mandatin e deputetit në shkurtin e vitit të kaluar

“Shqip” krahasoi listat e mëparshme që PD-ja doli në zgjedhjet e kaluara më këto aktualen dhe bie në sy se jashtë listës janë deputetët aktualë Adriatik Alimadhi dhe Ervis Meço. Të dy deputetët nuk pranuan që të dorëzojnë mandatin dhe e morën atë, duke u cilësuar si tradhtarë nga ana e PD-së.

Që të dy janë përfaqësues të partive aleate të PD-së, Alimadhi është kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, ndërsa Meço është Kryetar Shoqate, Sekretar i Përgjithshëm i  Partisë për Europianizimin dhe Integrimin, përfaqësues si pakicës egjiptiane dhe rome në Shqipëri.

Jashtë listës mbetet dhe Dashamir Tahiri, i cili edhe pse ishte PDIU-në e Shpëtim Idrizit, ka qenë më parë demokratëve. Tahiri ishte në listën e 2017-ës të kandidatëve për deputetë të PD-së, tashmë pritet për t’u parë nëse Tahiri do të kandidojë me siglën e PDIU-së, duke dhënë sinjale që kjo parti mund të kandidojë si subjekt më vete, apo dhe në ndonjë koalicion të mundshëm me LSI-në, pa PD-në.

Ndërsa në listën e aktuale vihet re përfshirja e Bujar Leskajt, ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe të Liljana Elmazit që në legjislaturën e shkuar ka qenë deputete e PD-së.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Kandidatët e 2017-ës

Agron Shehaj

Nadire Meçorapaj 

Vangjel Dule

Arben Ristani       

Dashamir Tahiri    

Adriatik Alimadhi  

Hariz Mema

Matilda Qurku      

Lorenc Danaj        

Skerdilaid Sulozeqi         

Florenc Spahiu     

Jolio Dine   

Ervis Meço 

Lista e 39 kandidatëve aktualë

Dega Vlorë:

1. ALTA HALUCI
2. ATIRD HOXHA
3. BUJAR LESKAJ
4. EDMOND FETAHU
5. ENEIDA VERA
6. EREMAL ARAPI
7. FATION VEIZAJ
8. HYSNI SHARRA
9. ILVA LAMAJ
10. JULIANA XHINDOLI
11. KRESHNIK ALIMERKO
12. LILJANA ELMAZI
13. LORENC DANAJ
14. MARTIN GEGA
15. NADA DAULLJA
16. NADIRE MEÇORAPAJ
17. PIRO AHMETAJ
18. SAEMIRA SHASKA
19. VULLNET KARALLIU

Deget Delvinë dhe Himarë:

1. AFERDITA DHIMOJANI (HIMARË)
2. ARJAN DHIMERTIKA (HIMARË)
3. ERVIS ILJAZI (DELVINË)
4. JULIAN ZOTO (DELVINË)
5. NDRICIM MEHMETI (DELVINË)
6. SAVO PRIFTI (HMARË)
7. VLADIMIR KUMI (HIMARË)

Dega Sarandë:

1. ILIR NIKOLLI
2. IRINI NACI
3. JOLIO DINE
4. KLAUDIJA BAJRAMI
5. KRESHNIK BOZHO
6. SHPETIM AHMETI
7. SKERDILAJD SULOZEQI
8. ZANA PIRO

Dega Selenicë:

1. AJEN GRABOVA
2. GEZIM ADEMI
3. LEONARD RAKIPAJ
4. PERPARIM SHAMETAJ
5. REZARTA BEQIRI

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore