Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Denoncimi/ Infermierët me Covid patën presione për të mos treguar dhe nuk iu bë tamponi, disa u larguan nga puna

Denoncimi/ Infermierët me Covid patën presione për të mos

Kryetari i shoqatës së infermierëve të Shqipërisë n? një intervistë për gazetën "Shqip" ka denoncuar largimet nga puna të infermierëve në dy spitalet që trajtojnë pacientët me koronavirus.

Në një intervistë të zgjeruar për "Shqip", Elson Jaçaj thotë se personeli mjekësor ndodhet në një presion të madh nga autoritetet zyrtare, me kontrolle të befta në orarin zyrtar, ndonëse prej disa muajsh punojnë me orare të zgjatura e ngarkesë tej normës ditore.

A ju kanë ardhur ankesa në radhët e infermierëve që aderojnë në shoqatën tuaj për ndalim të komunikimit me familjarët e pacientëve të shtruar në pavione?

Infermierëve që shërbejnë në spitalet Covid në fillimet e pandemisë u lejohej intervista (sigurisht nën mbikëqyrjen e një drejtuesi të institucionit që të monitorohej çfaree do fliste), kurse prej më shumë se dy muajsh u është dhënë urdhër që asnjë infermier nuk mund të prononcohet për asnjë media për asnjë lloj informacioni si për punën që bëjnë dhe për trajtimin e pacientëve.

Ndërsa në lidhje me familjarët e të sëmurëve në spitalin Infektiv, janë caktuar tre persona të cilët kanë kontakt me familjarët për t'ju marrë gjërat që ata sjellin për të sëmurët dhe për t'ja çuar infermierëve ose personave të caktuar për kontakt me të sëmurët. Kurse pjesa tjetër që punon në spital e ka të ndaluar të kontaktojë persona nga jashtë.

A janë mirëpaguar apo trajtuar me status t? veçantë në këtë periudhë pandemie për punën me orare të zgjatura?

Edhe pse ju premtua një bonus të gjithë infermierëve që do ishin në frontin e parë, në fakt nuk ndodhi kështu. Një pjesë e vogël e kanë marrë këtë bonus apo rritje, kurse pjesa më e madhe është paguar në bazë të orëve të punës që kanë bërë (pasi i caktonin me javë të punonin) pra merrnin infermierë dhe nga pavione të tjera për tu ardhur në ndihmë atyre që punonin në këto spitale dhe i caktonin me ditë apo me javë dhe paguheshin në bazë të ditëve që punonin.

A ka pasur largime nga puna këtë periudhë?

Është për të ardhur keq që dhe pse kohë pandemie dhe në nevojë për staf ka pasur disa lëvizje nga puna të infermierëve ose duke i leevizur nga pozicionet ku janë,e ose për disa janë marrë dhe masa ekstreme për largim nga puna me motivacione të ndryshme.

Pra, në kohë pandemie, ku infermierët nuk kanë kohë as të hanë as të pinë e as të pushojnë, ju beehen kotrolle të shpeshta në orar pune (ku s'e kuptojmë se çfarë mund të kontrollojnë në këto dy spitale kur infermierët janë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët dhe nuk kanë kohë për asgjë tjetër. Por kjo lloj fryme është prej vitesh që po vepron në të gjitha spitalet në vend ku ka kontrolle dhe presione të vazhdueshme ndaj personelit.

A keni dijeni për të infektuar mes radhëve të infermierëve që nuk deklarohen zyrtarisht?

Sigurisht që mes infermierëve ka pasur shumë të prekur me Covid, por fatkeqeesisht janë trajtuar  shumë keq nga çdo institucion apo individ, ku jo vetëm u është kërkuar të mos deklarojnë që janë prekur e u është thënë thjesht të qëndrojnë në shtëpi, por dhe për të bërë tamponin ju është dashur shumë kohë, pasi arsyetohej që nuk kanë tampon, ose kanë shume fluks dhe duhej të rrinin në listë pritje e jo të trajtohen si të diferencuar me prioritet duke qenë staf mjekësor.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore